"Autopsia" e Galerise Kombetare te Arteve
Anisa Ymeri
Kryefjala e dialogut te gjate te drejtorit te Galerise Kombetare te Arteve, Genc Mulliqit, ishte ndryshimi i statusit te ketij institucioni. Gjithcka i ngjan nje autopsie, e cila nxjerr nje institucion kombetar te artit pamor me shume se ne krize, ne nje situate ku mungon frymemarrja artistike. Me bindjen e madhe, se pikerisht ketu do te merrnin fund problemet e medha, qe kane marre formen e konfliktit mes drejtorit Mulliqi dhe nendrejtorit Rubens Shima. Qellim kryesor i daljes se tij publike ishin renditja e sukseseve te nje viti, por vemendja gjithnje spostohet aty ku jane edhe problemet e medha, qe bejne te calojne punet. Perpjekjet per ndryshimin e gjendjes ne Galerine e Arteve jane te vazhdueshme. Sikunder shprehet edhe vet Mulliqi: "Qe ne shkurt te vitit te shkuar, eshte propozuar nje strukture e re ne ministri". Strukture e cila ende nuk ka nje firme nga ministri Ylli Pango. Por, duket se kjo firme i ka sherbyer se tepermi propozuesve te nje strukture te re, pasi qartazi Mulliqi shprehet se, "tani po e rishohim dhe s'duam qe te jete e njejta strukture, por te kete ndryshime dhe jemi ne prag te propozimit te nje tjeter strukture". Ky eshte celesi, sipas tij, qe do te vinte gjerat ne vendin e duhur, duke sheshuar edhe konfliktet prezente dhe te hapura, qe jane aktualisht mes dy drejtuesve ne nivele te ndryshme te GKA-se. Nuk eshte e thene se struktura e re nuk ka nje drejtor, dhe pse nuk pohon qartazi se e ka nje te tille. E duke qene aspak e qarte situata, atehere, mbetet te shihet se c'do te ndodhe vetem ne momentin qe kjo strukture e re do te behet publike dhe te marre miratimin e ministrit.
Po pse eshte kjo perplasje e madhe mes ketyre dy drejtuesve te Galerise se Arteve?! Nendrejtori Shima nuk eshte fare prezent ne paraqitjen e ketyre sukseseve te nje vitit, dhe pse nje pjese e ketyre ekspozitave a konkurseve, sic eshte "Onufri 2007", mbajne firmen e tij si kurator. Cka perforcon edhe nje here faktin se s'ka bashkepunim mes tyre, e per kete situate, eshte ne dijeni edhe ministri Pango, pasi eshte problematike kahere. Dhe fjalet e drejtorit Mulliqi e paraqesin keshtu kete situate: "Ne kemi nje problem te trasheguar ne strukturen e Galerise, dhe baza e konfliktit eshte prej saj. Kjo e tanishmja eshte nje strukture e bere para 2 vjetesh, e cila ka bere nje fare shkeljeje arbitrare te vendeve te punes dhe vendosjes se tyre neper keto pozicione. Dhe ky eshte problem qe duhet zgjidhur e qe eshte ne proces e siper".
Por, pos problemeve, eshte me rendesi te permenden edhe ato arritje. Sic eshte rikonstruksioni i nje pjese te mire te godines, pasi gjendja e saj fizike ka qene tejet problematike. Ne vitin 2007, ne bashkepunim me institutin e Enver Pajes, qe eshte edhe arkitekti i kesaj ndertese, ku pas projektit qe u be, do te sherbeje si baze e metejshme e rikonstruksionit dhe me pas te rehabilitimit te plote te nderteses. Ndersa Vodafone, qe eshte edhe sponsori zyrtar i GKA-se, ka dhene nje financim, prej te cilit eshte shpenzuar vetem nje pjese. Pjesa tjeter i takon botimit te nje katalogu. Atij katalogut te munguar te ketij institucioni qendror te kultures sone, i cili eshte ne listen e prioriteteve per kete vit qe sapo kemi filluar.
Bordi keshillues apo vendimmarres?
Sa i takon projekteve te Galerise, eshte Keshilli Shkencor-Artistik i GKA-se, ai i shqyrton dhe me pas vendosen se cilet do te jene. Keshill i cili ne fakt, momentalisht, eshte vetem konsultativ, por me premisen se ne te ardhmen mund te jete edhe vendimmarres. Ka edhe nje bord te ri te GKA-se, emrat e te cileve nuk jane edhe aq prezent, dhe pse eshte i pari bord, i cili nuk ka vetem artiste, por edhe ekonomiste a juriste.
7 anetaret e bordit:
Genc Mulliqi (kryetar)
Najada Hamza
Gazmend Leka
Ferid Hudhri
Mimoza Vokshi (ekonomiste)
Perparim Kalo (jurist)
Martin Mata (bordi i zhvillimit)
Viti 2007 mbyllet me 13330 vizitore
Per shkak te dy ekspozitave te bujshme, qe jane celur ne vitin 2007 ne Galerine Kombetare te Arteve, numri i vizitoreve per vitin e shkuar rroku numrin 13324. Numer vizitoresh ky i dyfishuar krahasuar me vitin 2006, kur ne Galerine e Arteve kane shkelur pergjate 365 diteve te vitit vetem 6340 vizitore. Por, ketu duhet bere fare mire diferencimi, pasi prej 13324 vizitoreve, vetem 4600 prej tyre kane prere bilete, a kane paguar per te vizituar Galerine e Arteve dhe ekspozitave qe celen ne te. E sikunder eshte thene e sterthene, ndonese eshte Galeri Kombetare, vizitueshmeria e saj nuk eshte e madhe. Ndaj edhe duhet theksuar eshte se 3724 vizitore e kane shkelur galerine vetem per te pare fotot me te bujshme qe zune vend ne faqet e shtypit boteror, pra World Press Photo. E pra, nese galeria ka c'te ofroje, atehere shqiptaret vershojne ne institucionet e artit. Nje tjeter fakt, qe e verteton edhe me tej kete, eshte numri i madh i vizitoreve per te pare veprat origjinale te piktoreve bashkekohore me te mire italiane. Pra, ishte ekspozita "Mitet", ajo qe ndolli me se 2733 vizitore. S'mund te lihet menjane edhe fakti se, ligji i qeverise per t'ju mundesuar nxenesve e studenteve vizita falas ne mjediset e muzeve a galerive ne te gjithe Shqiperine, ka ndikuar ne rritjen e numrit te tyre ne mjediset e muzeut.
Vizitore gjithsej per 2007-en: 13324
Me bileta: 4600
Pa bileta (nxenes, artiste): 8724
Ekspozita "World Press Photo": 3724 (hyrje e lire)
Ekspozita "Mitet": 2733 vizitore me bileta
Vizitore gjithsej per 2006-en: 6340