MTKRS: Strasburgu kerkon angazhim me te madh te shtetit
Menjehere pas perfundimi te Asamblese se Pergjithshme Dimerore te Keshillit te Evropes ne Strasburg, MTKRS, me ane te nje e-maili ka kerkuar te informoje mediat sportive per zhvillimet ne kete asamble. Me ane te nje e-maili, zyra e shtypit e Ministrise se Sporteve, ka shperndare kete njoftim: "Keshilli i Evropes dhe UEFA u bejne thirrje federatave te futbollit te bashkepunojne me autoritetet e vendeve perkatese per te luftuar korrupsionin ne sport e sidomos ne futboll. Hoze Luis Arno nga Komiteti i Kultures, Shkences dhe Edukimit te KE-se, si dhe presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, propozuan perpara Asamblese Parlamentare ne Strasburg rezoluten 11467 per krijimin e Modelit Evropian te Sportit. Zoti Platini ne fjalen e tij tha se "futbolli perballet aktualisht me probleme si pastrim parash, baste te jashteligjshme, fiksimin paraprak te rezultatit, racizem, doping, madje edhe trafikim te atleteve te rinj nga Afrika dhe Amerika Latine". "Ne jemi te shqetesuar per te ardhmen e kesaj fushe ne gjirin e evropianeve dhe po punojme per zgjidhjen e problemeve", tha ish-ylli i futbollit francez. Sipas Platinise, te gjitha keto jane te lidhur me mbi-komeracializimin e sportit qe eshte evident ne shume vende kohet e fundit. Rezoluta 11467, ne piken 9 te saj, thote se "skandalet e fundit ne disa vende evropiane, qe perfshijne manipulimin e rezultateve te ndeshjeve ka demtuar seriozisht imazhin e sportit ne Evrope. Disa mekanizma jane te nevojshem per te reduktuar rrezikun e fiksimit paraprak te rezultatit, dhe formave te tjera te korrupsionit. Keto probleme do te kerkojne edhe nje angazhim me te madh te autoriteteve shteterore", thuhet ne rezoluten e Keshillit te Evropes. Sipas Keshillit te Evropes dhe me miratimin e UEFA-s, federatat ne 47 vendet anetare duhet te garantojne zbatimin e ketij modeli evropian dhe te luftojne fenomenet e lartpermendura. Po ashtu, rezoluta mbeshtet autonomine e federatave dhe jo pavaresine e tyre nga autoritetet shteterore".
Platini: Bashkepunim i ngushte shtet-federate
Ne fjalimin e tij ne Asamblene e Pergjithshme Dimerore te Keshillit te Evropes, presidenti i UEFA-s, mes shume te tjerave, ka kerkuar qe federatat dhe strukturat shteterore duhet te bashkepunojne ngushte per te evituar prishjen e imazhit te sportit: "Dhuna nuk eshte plaga e vetme sociale qe ka gjetur strehe ne boten e futbollit. Lista perfshin edhe pastrimin e parave, shitblerjet e ndeshjeve, bastet klandestine, racizmin, ksenofobine, dopingun dhe shfrytezimin e te miturve. Duke pare situaten, eshte me shume se kurre nje bashkepunim i ngushte mes autoriteteve publike dhe organizmave sportive. Nese sporti profesionist do te shikohet si nje aktivitet komercial i cfaredoshem, shpirti sportiv nuk do te ekzistoje me dhe do te zevendesohet me ligjet e perfitimit".