E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahia: S'kemi paragjykime per FSHF-ne

Ka perfituar nga konferenca e djeshme per shtyp ne mjediset e hotel "Rogner" per t'i ulur disi dozen, te pakten ne dukje, konfliktit te nxehte me Federaten Shqiptare te Futbollit. Spahia ka deklaruar se MTKRS nuk ka asnje paragjykim ndaj FSHF-se dhe se ne kete rast nuk behet fjale per nje beteje politike. "Ne nuk kemi paragjykime per Federaten Shqiptare te Futbollit (FSHF). Kjo nuk eshte nje beteje politike, pasi betejen politike Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, e ka fituar me 3 korrik 2005. Ky eshte nje detyrim ligjor qe i jep ministrise sone dhe te gjitha institucioneve te tjera mundesine per te ushtruar kontrolle dhe mos te paragjykojme, pasi ne do te ecim hap pas hapi, sipas procedurave qe njeh e drejta e kontrollit", theksoi Spahia, duke nenvizuar faktin se ne kete mes, FSHF nuk eshte nje objektiv fiks, por nje nga te shumtet qe ka Ministria e Sporteve ne shenjester.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›