Lundronin ne faqet porno ne internet... pushohen nga puna!
UASHINGTON - Nente nepunes bashkiake ne Uashington qe lundronin ne faqe pornografike mesatarisht 200 here ne dite gjare oreve te punes, do te pushohen nga puna dhe do te gjobiten, njoftoi kryetari i bashkise se qytetit, Adrian Fenty. Funksionaret perdorues te internetit, ku secili prej tyre ka frekuentuar faqe pornografike te pakten 19 000 here gjate vitit te shkuar, u kapen nga nje mjet qe gjurmonte konsultimin e faqeve te papershtashme ne 10 000 ordinatoret e nepunesve te qytetit, thuhej ne nje komunikate te qytetit. Nje koleg kishte denoncuar disa prej ketyre rasteve prane drejtorise dhe sherbimeve informatike. "Banoret e distrikit te Kolumbias na kane besuar parate e taksave te tyre per t'u siguruar sherbime thelbesore. Duhet te jemi te sigurt se te gjithe funksionaret i perdorin burimet e qytetit ne menyren e duhur", deklaroi dje kryetari i bashkise se Uashingtonit duke njoftuar edhe pushimet nga puna. Nje numer prej 40 punonjesish, gjithsej, kane konsultuar keto faqe, nje veprim ky i qortueshem ne pune, sipas nje rregulloreje te miratuar nga distrikti i Kolumbias ne 1999. Por pjesa me e madhe i kishin hapur vetem 2 000 here faqet pornografike dhe vetem do te qortohen ose pezullohen nga puna. Tre nder nente punonjesit e pushuar i kishin konsultuar 39 000 here gjate nje viti. Nepunesit i perkisnin departamenteve te ndryshme te sherbimit te bashkise, qe nga Zyra per administrimin e pasurive te patundshme deri tek sherbimet per femijet. Gjithsesi ne faqet e vizituara nuk kishte nga ato te pornografise infantile, siguruan sherbimet e bashkise.