Autopsia e biznesmenit: Abazaj u vra me plumb në kokë

Biznesmeni 39 vjeçar nga Vlora, Genci Habazaj është vrarë të paktën 48 orë para se të gjendej i vdekur. Është ky përfundimi i autopsisë së kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Rezultatet e autopsisë, tregojnë se mbi trupin e biznesmenit janë gjetur dy plagë.
Ai është qëlluar me armë zjarri në kokë dhe gjoks, nga një distancë e afërt, çka tregon për një ekzekutim.
Në rezultatin e autopsisë theksohet se trupi i 39 vjeçarit është gjetur në gjendje të karbonizuar.
Pra biznesmeni vlonjat fillimisht është ekzekutuar dhe më pas është djegur, për të penguar identifikimin.
Nga burime të tjera, mësohet se edhe fytyra e 39 vjeçarit ka qenë dëmtuar në mënyrë të ndjeshme.
Trupi i pajetë i biznesmenit Genci Habazaj u gjet 4 ditë pasi kishte humbur kontaktet me familjarët e tij.
Trupi i masakruar i 39 vjeçarit u gjet në mënyrë rastësore nga një çoban në periferi të qytetit të Fierit pranë vendit të quajtur "Tokat e fshatit të Sopit". Trupi i pajetë i 39 vjeçarit u soll për ekzaminim në qendrën e mjeksisë ligjore në Tiranë, ku u bë i mundur edhe identifikimi.
Ai u identifikua nga familjarët e tij falë varëses që mbante në qafë. Për zbardhjen e vrasjes menjëherë u ngritën grupe hetuesish në Vlorë dhe Fier, ndërsa hetimet u shtrinë deri në Akuila të Italisë, ku 39 vjeçari ushtronte një aktivitet privat. Fillimisht hetimet u ngritën në disa pista kryesore, mes të cilave, qëndronin: një vrasje e vjetër, përfshirje në trafikun e narkotikevë, një borxh i vjetër, apo edhe çështje të tjera.
Por edhe tani kur kur ka kaluar më shumë se 15 ditë nga vrasja, policia ende tregohet e rezervuar në lidhje me hetimet.
Genci Habazaj, kishte humbur kontaktet me familjarët që nga data 28 gusht. Genc Habazaj kishte hyrë në Shqipëri më 14 gusht për pushime pasi prej disa vitesh ai jetonte në Itali, ku kishte edhe një biznes privat.