E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet mbledhja e parë e qeverisë Berisha II, pas betimit tek presidenti

Menjëherë pasi janë betuar para presidentit të Republikës, 15 ministrat e rinj kanë zhvilluar mbledhjen e parë të qeverisë. Kryeministri Sali Berisha, duke folur për bojkotin e Partisë Socialiste, deklaroi në mbledhjen e qeverisë së re, se opozita ka vendin e saj në Kuvend për të realizuar reformat e mëdha. “Do të bëhet reforma zgjedhore pas propozimeve të opozitës. Por nuk mund të pranohen kërkesat antiligjore”, tha Berisha, i cili ulet në karrigen e kryeministrit të Shqipërisë edhe për katër vitet e ardhshme.

Mbledhja e parë e qeverisë Berisha II u zhvillua vetëm pak minita pas betimit që ky kabinet bëri para presidentit Topi.

Betimi në presidencë

Kabineti qeveritar i drejtuar nga Sali Berisha ka marrë zyrtarisht detyrën. Kryeministri Berisha dhe 15 ministrat e tij kanë bërë sot dekretimin para presidentit të Republikës Bamir Topi. Pas betimit, pritet që të zhvillohet edhe mbledhja e parë e qeverisë së re. Ceremonia e betimit është zhvilluar në ambientet e presidencës. Një ditë më parë, Kuvendi miratoi listën në përbërje të Këshillit të Ministrave.

Në ceremoninë zyrtare të betimit të zhvilluar në Presidencë ishin të pranishëm, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryetari e Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Çeku, Avokati i Popullit, Emir Dobjani, Kryetari i SHISH-it, Bahri Shaqiri, Kryetari i ILKP, Adriatik Llalla, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, deputetë dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës.

Kështu, ministrat e betuar janë:

Zv. Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm

Ilir Meta

Ministër i Brendshëm

Lulzim Basha

Ministër i Mbrojtjes

Arben Imami

Ministër i Financave

Ridvan Bode

Ministër i Ekonomisë

Dritan Prifti

Minister i Transporteve

Sokol Olldashi

Ministër i Drejtësisë

Bujar Nishani

Minister i Arsimit

Myqerem Tafaj

Ministër i Kulturës

Ferdinand Xhaferri

Ministër i Shëndetësisë

Petrit Vasili

Ministre Integrimi

Majlinda Bregu

Ministër i Bujqësisë

Genc Ruli

Ministër i Mjedisit

Fatmir Mediu

Minister i Punës

Spiro Ksera

Ministër Shteti

Genc Pollo

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›