E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autopsia vërteton: Nënë e bijë vdiqën nga helmimi

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Autopsia ka përcaktuar se vdekja është shkaktuar prej helmimit, por shkaku nga se ka ardhur helmimi ka mbetur i paqartë 

TIRANE-Nënë e bijë, të cilat u gjetën të vdekura në shtëpinë e tyre në fshatin Shën Mëri të Tiranës, kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Autopsia ka përcaktuar se vdekja është shkaktuar prej helmimit, por shkaku nga se ka ardhur helmimi ka mbetur i paqartë. Ndërkaq, Instituti i Shëndetit Publik do të verifikojë lëndën e ushqimeve që viktimat kishin konsumuar para se të gjendeshin të vdekura. Xhile Sina, 78 vjeç dhe Burbuqe Pepa, 57 vjeçe u gjetën të vdekura dy ditë në parë në shtëpinë e tyre, në periferi të Tiranës. Nëne e bijë, sipas policisë, nuk kanë pasur mosmarrëveshje me të afërm apo persona të tjerë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›