E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Një skemë të re ndihme për familjet e varfra

Në mbledhjen e sotshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha vuri në dukje se "qeveria parashikon një skemë të re në ndihmë të të varfërve, pasi po abuzohet masivisht me ndihmën ekonomike" 

TIRANE-Kryeministri ka premtuar se do të nxjerrë cdo familje nga mjerimi. Në mbledhjen e sotshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha vuri në dukje se qeveria parashikon një skemë të re në ndihmë të të varfërve, pasi po abuzohet masivisht me ndihmën ekonomike. “Do nxjerrim cdo familje nga varfëria. Do përgatisim një skemë të re për të varfrit”, u shpreh Berisha para deputetëve demokratë. Gjithashtu Berisha premtoi se do financojë cdo projekt të vendorëve dhe se do të rrisë grantet për ta. Por, sic parlajmëroi kreu i qeverisë, asnjë fond nuk do të shkojë për fryrje të administratës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›