Studimi i ri shëndetësor: Në Shqipëri vdekja foshnjore e lartë
Studimi Demografik dhe Shëndetësor 2008/2009 (ADHS) dëshmon se vdekja foshnjore në vendin tonë është 18 vdekje për 1000 lindje. Zyrtarisht të dhëna dhe për kequshqyerjen si dhe numrin e lindjeve në vend
TIRANE-Në Shqipëri vdekja foshnjore është ende në shifra alarmante, 18 vdekje për 1 000 lindje, ben te ditur Studimi Demografik dhe Shëndetësor 2008/2009 (ADHS) i pari i llojit shëndetësor në Shqipëri i prezantuar sot nga MInistria e Shendetesise. Studimi dëshmon me shifra se shkalla e vdekjes foshnjore është përgjysmuar krahasuar në 15 vitet e fundit, por që sërisht mbetet alarmant për mosha të caktuara.
“Tek vdekshmëria foshnjore vërehet rënie, megjithatë për vdekshmërinë foshnjore duhet të theksoj se ka ende për të bërë. Vdekshmëria në foshnjat 1 muajshe është shumë rezistente. Janë 10-11 foshnja nje muajshe në 1000 që vdesin”, bëri të ditur në një konferencë për shtyp, Alban Ylli, drejtori I Institutit të Shëndetit Publik sot gjatë prezantimit të ADHS.
Shifra e fenomentin negativ mbetet e larte krahasuar me mesataren e marre nga vende te BE. Në një raport të publikuar ne Shtator te ketij viti nga organizata ndërkombëtare "World Vision”, vdekshmëria foshnjore në vendin tonë rezultonte tre herë me e lartë se limiti i vendosur nga BE ,me 18 foshnja te vdekura për 1000 fëmijë të lindur".
Ky fenomen vihet re sidomos ne zonat rurale ku shume lindje vazhdojne te kryhen ende ne mjediset e shtepise.
Ne studimin me te ri shqiptar te prezantuar sot, ADHS janë intervistuar 7 999 familje, gra të moshës 15-49 vjece dhe meshkuj të moshës 15-49 vjec. Nga të dhënat e tjera të studimit mësohet se mesatarisht 1 në 10 fëmijë janë të kequshqyer. Sipas studimit të kryer, 1 në 6 fëmijë të moshës 6-59 muajsh sidomos femrat kanë anemi. “Prevalenca e anemisë tenton të jetë më e lartë në zonat rurale se në zonat urbane dhe vecanërisht tek gratë”, shenohet në studim.
Nderkohe studimi është përqëndruar gjithashtu dhe tek lindjet mesatare ku rezultoi se në vend, një grua shqiptare lind mesatarisht 1 deri ne 6 fëmijë në jetën e saj. Nga të dhënat e ADHS për zonat rurale një grua lind 1 deri në 8 fëmije kurse në ato urbane 1 deri në 3 fëmijë. Të dhënat janë shënuar në drejtimin e planifikimit familjar ku sipas të intervistuarve dy të tretat e grave të martuara janë duke përdorur një metodë të planfikimit familjar, por vetëm një në nëntë gra përdor metoda moderne të planifikimit familjar.
Gjatë prezantimit të studimit ishte i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, I cili vlerësoi punën e bërë nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, të statistikave, INSTAT si dhe USAID e UNICEF. Vasili theksoi se projekti nuk është thjesht një studim, por vlerësim zyrtar për shendetësinë ne vend.
(d.b/BalkanWeb)