Autori i Kurban mbyll prezantimin ne Prishtine
Edi Rama ka promovuar dje librin e tij Kurban edhe ne Prishtine ne ambientet e Muzeut Kombetar te Kosoves. Ne nje mjedis miqesor me te ftuar te shumte kreu i PS-se ka ndare emocionet si autor me qytetaret e kryeqytetit kosovar ne nje maratone prezantimesh qe kane kapercyer edhe kufirin shteteror. Me interes ka qene trajtimi qe publiciste dhe njerez te artit ne Kosove i kane bere librit te cilet me analizen disi me realiste te tekstit kane theksuar dallimin e madh me ritmin teresisht politik te kritikes ne Tirane. Lexojeni librin sepse mua me duket se edhe ne liber dominon Edi si artist eshte nje liber thellesisht i sinqerte se paku ashtu duket eshte nje tregim ku edhe autori thote se nuk kishte ambicie qe te shkruhet historia e Tiranes per keto 11 vite por eshte nje kendveshtrim i autorit i cili eshte edhe protagonisti kryesor ne kete tregim. Interesante eshte forma ku ai te rrefehet ty lexuesit te tij dhe provon ti kallezoje jo vetem ato qe duken por edhe brengat dhe ndjenjat me intime momentet me te veshtira me te gezueshme e keshtu me radhe - tha ne ceremonine e promovimit piktori dhe profesori i Akademise se Arteve te Kosoves Mehmet Behluli. Nga ana e vet publicisti Shkelzen Maliqi ka qene disi me i qarte ne lexim teksa eshte ndalur ne portretizimet e politikaneve te ndryshem. E shoh si nje kontribut te vyer dhe kuptohet qe Rames mund ti bejne verejtje per portretizimet e njeanshme te kundershtareve sidomos te Sali Berishes dhe Fatos Nanos dhe keto verejtje i ka bere ne kritika. Vetem se une portretizimet e Rames ndaj Berishes dhe Nanos i shoh si politikisht dhe totalisht legjitime sepse keta te dy jane personat kyc qe e kane penguar realizimin e vizionit te Edi Rames per Tiranen - tha Maliqi. Vete Rama ka riperseritur se libri eshte nje rrefim qe si cdo rrefim pretendon te jete historia e gjithepranuar dhe e verteta e gjithsekujt. shte vetem historia ime dhe e verteta ime dhe jam i bindur qe secili nga personazhet e librit po ta shkruante te njejten histori do shkruante nje histori tjeter - eshte shprehur ai.