Rekomandimet kryesore te OSBE/ODIHR-it qe do te merren si baze e reformes
Formula per perberjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve mund te rishqyrtohet me qellim per te rritur besimin ne pavaresine e tij dhe zbatimin e paanshem te Kodit Zgjedhor nga ana e tij.
Fletet GabimKodi Zgjedhor duhet ndryshuar per te trajtuar ceshtjen e vlefshmerise se fleteve te hedhura ne kutine e gabuar procedurat per perfshirjen e ketyre fleteve ne tabelen e rezultateve dhe procedurat qe duhen ndjekur ne raste mosperputhjesh kur numri i fleteve te votimit te gjetura ne kuti e kalon numrin e firmave ne listen e zgjedhesve. Gjithashtu Kodi Zgjedhor mund te permiresohej nga nje rishikim i perkufizimit te fleteve te kontestuara dhe te procedurave per kontestimin e fleteve te votimit.
TiranaKodi Zgjedhor duhet ndryshuar per te saktesuar qarte rolin e KZAZ-ve dhe KQZ-se lidhur me zgjedhjet per kryetar dhe Keshill Bashkiak te Tiranes.
QV-teVemendje duhet ti kushtohet percaktimit te nje roli te KQZ-se ne garantimin e zbatimit te Kodit Zgjedhor lidhur me shperndarjen e votuesve ne qendrat e votimit numrin maksimal te votuesve per cdo qender votimi dhe vendndodhjen e QV-ve. eshtja e vendndodhjes se QV-ve ne ambiente private duhet trajtuar kohe perpara zgjedhjeve te ardhshme.
KZAZMundesia qe kane partite politike per te zevendesuar anetaret e tyre ne KZAZ KQV dhe ne grupet e numerimit duhet te kufizohet ne raste specifike.
ListatKodi Zgjedhor duhet te saktesoje qarte afatin kohor pas te cilit ndryshimet ne statusin e regjistrimit te qytetareve nuk do te pasqyrohen ne listat perfundimtare te zgjedhesve.
GjykatatDuhet te rishikohet sistemi i gjykimit te mosmarreveshjeve zgjedhore me qellim qe te sigurohen garanci per zgjidhje te efektshme dhe qe sistemi te jete ne perputhje me dispozitat kushtetuese dhe parimet e nje procesi te rregullt ligjor. Duhet te ekzistoje mundesia qe vendimet e KQZ-se lidhur me nxjerrjen e tabelave te rezultateve te kundershtohen direkt perpara nje trupe gjyqesore sesa perpara vete KQZ-se.
PublikimiKQZ-ja duhet ti nxjerre menjehere ne internet rezultatet paraprake te detajuara sipas qendrave te votimit ne menyre qe te rritet transparenca e procesit te nxjerrjes se rezultateve.
GNVAmbienti ne Vendet e Numerimit te Votave duhet te organizohet ne menyre te tille qe vezhguesit te mund te ndjekin te gjitha aspektet e numerimit te votave ne menyre te plote. Largesia ndermjet hapesires se rezervuar per vezhguesit tavolinave te numerimit dhe mbledhjeve te KZAZ-se duhet te jete e tille sa ta beje te pamundur nje vezhgim.