E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autori i krimit do marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit

Kryeministri Berisha ngushëllon familjen e inspektorit të policisë të Kolë Ndreshaj, i cili u qëllua për vdekje 2 netë më parë në Shkodër


Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar dje një mesazh ngushëllimi familjes së inspektorit të policit Kolë Ndreshaj, i cili humbi jetën natën e një dite më parë në Shkodër. Në mesazhin e dërguar kryeministri Berisha dënon atentatin si akt të shëmtuar ndërsa thekson se autori do të marrë ndëshkimin më të rreptë ligjor. “Të dashur prindër, familjarë të inspektorit të policisë Kolë Ndreshaj. Atentati ndaj djalit tuaj, ndaj njeriut tuaj më të dashur Kolë Ndreshaj, përbën një akt kriminal të shëmtuar që do të marrë ndëshkimin më të rreptë. Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta të miat dhe të qeverisë, ndaj me ju dhimbjen dhe zinë e kësaj humbje të rëndë dhe lutem që shpirti i njeriut tuaj më të dashur të gjej paqen e merituar”- shkruan në mesazhin e tij të ngushëllimit, kryeministri i vendit, Sali Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›