Kriter bazë, pajisja me pasaporta biometrike, viza 180-ditore ku përjashtohet qëndrimi për arsye punësimi apo jetese
Rregullat e Schengenit
Kur kanë mbetur më pak se dy muaj nga liberalizimi i vizave me vendet e Bashkimit Evropian, qytetarët shqiptarë e kanë të domosdoshme të informohen paraprakisht lidhur me rregullat e reja, pas hyrjes në zonën “Schengen”. Kriteri bazë, është pajisja me pasaporta biometrike. Të gjithë ata që zotërojnë një pasaportë biometrike, pas hyrjes në fuqi të vendimit, do të të lëvizin lirshëm në zonën “Schengen” në Europë. Ata do të mund të kryejnë udhëtime deri në 90 ditë për gjashtë muaj, për arsye biznesi, turizmi, studimi. Me rregullat e reja pas liberalizimit të vizave mbajtësit e pasaportave të reja biometrike shqiptare mund të qëndrojnë në zonën Schengen për një periudhë maksimale për tre muaj nga data e hyrjes brenda një periudhe 180 ditore. çdo qytetar mund të udhëtojë në në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë dhe tre vendet jo- anëtare po që janë pjesë e zonës “Schengen”, Islanda, Norvegjia dhe Zvicra, duke përjashtuar Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën. Rregullat e reja të “Schengenit”, vetëm për udhëtim
Rregullat e reja pas liberalizimit të vizave, u japin mundësi qytetarëve të udhëtojnë në çdo vend të zonës “Schengen”. Ato nuk lejojnë të jetosh dhe punosh në këto vende. Ato nuk u japin qytetarëve të Shqipërisë të drejtën për të banuar më tepër se tre muaj rrjesht apo të punësohen në një nga vendet e zonës Shengen, por sigurisht nëse planifikoni për të qëndruar më gjatë për t’u punësuar apo për të nisur studimet që zgjasin më shumë se 90 ditë, atëherë duhet aplikuar për një vizë afatgjatë apo leje qëndrimi, e cila është plotësisht e mundshme.
...