E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregdeti shqiptar, vendi i natyrës përrallore- “New York Times” publikon foton e plazhit të Llamanit si destinacion turistik

Prestigjiozja amerikane “New York Times” ka përzgjedhur mes shumë vendeve të ndryshme turistike, një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, plazhin e Llamanit në Himarë, duke ekspozuar një foto panoramike, si foto javore “Photo of the week”. Foto është publikuar në rubrikën “Travel, A Guide to Intelligent Travel” (guidë për një udhëtim inteligjent).Nuk është hera e parë që mediat prestigjioze botërore shkruajnë për Shqipërinë dhe potencialet e saj turistike. Pak ditë më parë edhe Reuters i kushtoi një shkrim të posaçëm mbi bukuritë dhe potencialet turistike që ofron Shqipëria.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›