Autori i masakrës së Vlorës, i arrestuar disa herë nga policia
Delin Hajdaraj, i dyshuari si autor i masakrës në plazhin e Vlorës, nuk është i panjohur për efektivat e policisë.
Skeda kriminale e 22 vjeçarit, është e mbushur me dhjetëra raste vjedhjesh me dhunë.
Po kështu Hajdaraj njihet nga agjentët e krimeve dhe si përdorues i lëndëve narkotike.
Por me gjithë skedën kriminale dhe të dhënat e shumta, prej së dielës së kaluar ende nuk ka asnjë informacion mbi 22 vjeçarin, i cili është zhdukur pa lënë gjurmë pasi vrau tre pushuesit në plazh.
Ndërsa hetimet mbi ngjarjen vijojnë, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 18-vjeçarin Leo Osmëni, i akuzuar për vrasjen e tre pushuesve të pafajshëm në plazhin e Vlorës.
Ndërkohë që në sallën e gjyqit, Leo Osmëni ka treguar versionin e tij mbi ngjarjen që shkaktoi tre viktimave të pafajshme.
Dëshmia
Sherri mes djemve fierakë dhe të rinjve vlonjatë ka nisur pasi në plazh i është ngacmuar motra Leo Osmënit.
21 vjeçari, përballë togave të zeza, ka dëshmuar ngjarjen prej të cilës ka përjashtuar krejtësisht veten si autor të krimit. Leo ka dëshmuar se ka qenë shoku i tij, Delin Hajdaraj, ai që ka qëlluar me armë, tip automatik, dhe se është zhdukur pa lënë gjurmë.
21 vjeçari tha se konflikti me pesë djemtë nga Fieri ka nisur pasi ata i kanë ngacmuar motrën duke i kërkuar adresën e Facebook-ut.
Leo Osmëni pranoi në sallën e gjyqit se ka goditur me thikë në kokë një nga fierakët dhe kur ata e kanë rrahur, i ka kërkuar shokut të qëllojë me automatik, të cilin e mbanin në bagazhin e makinës.
21 vjeçari tha se Delin Hajdaraj ka shtënë tri herë me breshëri, por më pas ai ka humbur kontrollin e armës, e sipas tij, vrasjet e tre plazhistëve kanë qenë aksidentale.
Masakra sipas prokurorisë
Shërbimet e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së qarkut Vlorë me datën 28/07/2013 rreth orës 15:40, janë njoftuar se në vendin e quajtur Kalaja, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, ku nga të shtënat kanë mbetur të plagosur rëndë tre shtetas.
Me të marrë njoftim mbi ngjarjen e ndodhur, menjëherë shërbimet e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe është formuar grupi hetimor.
Ka rezultuar se me gjithë ndihmën e dhënë personave të dëmtuar, ata kanë gjetur vdekjen në spitalin rajonal civil Vlorë.
Nga oficeri i policisë gjyqësore është bërë këqyrja e kufomave ku rezulton se viktimat janë shtetasit Diana Ademi, veç 53, Sokol Isufaj, vjeç 34 dhe Serdi Bajlozi, vjeç 17.
Prej shërbimeve të policisë gjyqësore është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, nga ku rezulton të jenë qitur 12 fishekë luftarakë dhe janë gjetur 12 gëzhoja të kalibrit 7.62mm, model 56.
Në funksion të hetimit janë pyetur me cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit, punonjës të bar Kalaja, si dhe persona plazhistë (pushues), që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Nga tërësia e deklarimeve të marra rezulton se midis autorit të ngjarjes, i cili ka qenë në shoqërinë edhe të një personi tjetër, ka pasur një debat me disa pushues të tjerë.
Pas këtij debati, njëri prej autorëve ka nxjerrë nga një çantë, një armë zjarri automatik dhe ka qëlluar në drejtim të pushuesve, ku si pasojë e të shtënave kanë gjetur vdekjen tre persona.
Pas ngjarjes, autorët janë larguar me një automjet tip fuoristradë ngjyrë bezhë me targa amerikane në drejtim të qytetit të Vlorës.
Në funksion të hetimit janë kryer verifikime dhe kontrolle në zonën përreth vendit ku ka ndodhur ngjarja me qëllim evidentimin e kamerave të sigurimit.
Ka rezultuar se në subjektin privat xxxx shumë afër ngjarjes është e vendosur një kamera sigurie, e cila regjistron pamjet nga rruga nacionale.
Kështu, në funksion të hetimit janë këqyrur dhe pastaj sekuestruar pamjet filmike të kësaj kamere.
Disa shtetas, të pranishëm në vendngjarje, janë pyetur në lidhje me ngjarjen e ndodhur dhe nga deklarimet e tyre rezulton se pranë çadrës së tyre kanë qenë tre vajza, ku njërës prej të cilave shtetasi A. i ka kërkuar adresën e Facebook.
Më pas aty kanë ardhur dy persona ku njëri prej tyre është konfliktuar fizikisht me A. dhe me pas ky person i është drejtuar shokut të tij me fjalët Nxirre.
Personi i dytë ka nxjerrë nga çanta një automatik dhe ka qëlluar në drejtim të personave të implikuar në konflikt dhe si pasoje ka vrarë tre shtetasit Diana Ademi, Sokol Isufaj dhe Serdi Bajlozi.
Më pas dy autorët e ngjarjes dhe tre vajzat janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Të pyetur në lidhje me karakteristikat e autorëve të krimit shtetasit e mësipërm kanë deklaruar se i njohin ata. Nga këqyrja e pamjeve filmike të sekuestruara pranë subjektit XXXX duket qartë një automjet tip fuoristradë me ngjyrë bezhë, e cila kalon para kamerës përpara ngjarjes.
Po ky mjet kthehet përsëri pas ndodhjes se ngjarjes, duke u drejtuar për nga qyteti i Vlorës.
Në funksion të identifikimit të vendndodhjes së këtij mjeti janë ngritur postblloqe policie në të gjitha akset rrugore të qytetit të Vlorës.
Ka rezultuar prej shërbimeve operative se automjeti në fjalë ndodhej i parkuar në oborrin e banesës së shtetasit Luan Osmëni. Menjëherë është shkuar në këtë banesë, ku është bërë një kontroll i banesës dhe është gjetur automjeti tip Infiniti me targë DH7863 Washington DC.
Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur pjesëtarët e familjes e konkretisht shtetasit Luan Osmëni, djali i tij Leo Osmëni dhe vajzat e tij XH dhe B. Osmëni.
Po ashtu, gjatë kontrollit të banesës është gjetur një maskë dhe sende të tjera, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Mbi bazën e këtyre të dhënave oficeri i policisë gjyqësore ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit Leo Osmëni.
I pyetur ne lidhje me ngjarjen, shtetasi Leo Osmëni ka pranuar krimin duke sqaruar se motra e tij, duke qenë në plazh, e kishte telefonuar dhe e kishte njoftuar se një person po e ngacmonte në plazh.
Shtetasi Leo është nisur në drejtim të lokal Kalaja aty ku bën plazh gjithmonë ai dhe familja e tij me automjetin e të atit tip Infiniti me targe DH7863 Washington DC.
Rrugës ka marrë në celular dhe shokun e tij D.H dhe i ka thënë se po shkonte tek Kalaja pasi një djalë i kishte ngacmuar motrën.
Pasi kanë shkuar tek kompleksi Kalaja, shtetasi Leo është takuar me motrën e tij dhe i ka kërkuar ti tregojë se cili person e ka ngacmuar.
Ajo i treguar me gisht dja
