Autorin e vdekur të ngjarjes së Bostonit, refuzojnë ta varrosin

Të enjten ose të premten në SHBA duhet të mbërrijnë prindërit e vëllezërve Carnaev, të dyshuar për shpërthimet në Maratonën e Bostonit, shkruan noa.
Mediat amerikane raportojnë se, në Boston prindërve të vëllezërve Carnaev t’u japin trupin e djalit të tyre të madh, Tamerllanit. Por Imami Talal Eid i Institutit Islamik të Bostonit, i cili është përgjegjës për shumicën e varrimeve të myslimanëve në qytet, refuzoi të kryente ritet e zakonshme të varrimit, duke deklaruar se Tamerllan Carnaev "devijoi nga mësimet e Islamit dhe do të digjet në zjarrin e ferrit".
Ndërkohë, prindërit e vëllezërve Carnaev konfirmojnë se tragjedia e Bostonit duhet të ketë edhe një të dyshuar tjetër./Indeksonline/