Korçë, burri gjen gruan të varur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në fshati Drithas në Korçë, ku një grua i ka dhënë fund jetës.
Burime zyrtare nga policia i thanë se 50 vjeçarja me iniciale S.F është gjetur e pajetë, e varur në ahurin e bagëtive pranë banesë së saj, shkruan noa.
Viktima është gjetur e vetëvrarur nga bashkëshorti i saj, ndërsa nga hetimet e para thuhet se gruaja prej disa kohësh vuante nga depresioni nervor.
Sakaq në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa lidhur me këtë rast vijojnë hetimet intensive si dhe po mblidhen dëshmitë e të afërmve të së ndjerës./Indeksonline/