Buka, nis rritja e çmimit, Autoriteti Konkurences: Po spekulojne, do vendosim gjoba
10/08/2010 Furrat prodhuese filluan dje rritjen abuzive me 10 lekë për bukën 750-gramëshe
Autoriteti i Konkurrencës: Gati gjobat, rritja është artificiale dhe jo nga tregu
Furrat e bukës në kryeqytet fillojnë rritjen abuzive të çmimet të bukës. Menjëherë pas publikimit të lajmit në medie se është rritur çmimi i grurit në bursa, tregtarët filluan rritjen me 10 lekë vetëm të bukës 750-gramëshe, e cila zë vendin kryesor në konsumin ditore. Sipas të dhënave të tregut, dje një bukë është shitur me 70 lekë dhe shkak sipas prodhuesve është se në treg çmimi i miellit është 25 për qind më i shtrenjtë, çka bën që edhe kostoja për prodhimin e bukës të rritet me 10 lekë. Por jo të gjitha furrat e bukës janë detyruar të rritin çmimin. Ndërkohë menjëherë pas rritjes së çmimit të bukës po dje ka ardhur edhe reagimi i Autoritetit të Konkurrencës, i cili deklaroi se do të penalizohen të gjitha subjektet që do të rritin çmimin e këtij produkti. Sipas tyre, rritja e konstatuar në tregun shqiptar është artificiale dhe me sa duket po përsëritet e njëjta situatë e para dy vjetve, ku kompanitë importuese së bashku me furrat e bukës rritën artificialisht çmimin e produktit më të konsumuar nga shqiptarët. Ndërkohë të dhënat më të fundit nga tregjet ndërkombëtare tregojnë se çmimet janë në të njëjtat kuota si të para disa javëve, ndërsa në Shqipëri tashmë fillojë aplikimi i çmimeve të reja. Edhe pse është rritur me 80 për qind brenda një muaji, të dhënat tregojnë se çmimi i miellit në tregun ndërkombëtar është sërish gati dy herë më i ulët sesa në krizën e viteve 2007–2008. Dy vjet me parë çmimi i miellit në tregun ndërkombëtar preku rekordin e mbi 350 dollarëve për ton, nga 200 që është aktualisht. Në atë kohë çmimi i bukës në tregun e brendshëm arriti në 80 lekë. Por pas krizës së vitit 2008 çmimet e ushqimeve në botë ranë në mënyrë drastike për shkak të krizës, ndërsa konsumatorët shqiptarë nuk përfituan prej saj. Edhe këtë herë tregu shqiptar nxiton të paralajmërojë rritje të çmimeve, kostoja e të cilave bie gjithmonë mbi konsumatorët, e sidomos ata me të ardhura më të ulëta.
Tregjet, ulet çmimi i grurit në bursa
Parablerjet e grurit amerikan ranë 4,3 për qind ditën e djeshme, duke zgjeruar humbjet në gati 12 për qind në dy sesione, pasi tregtarët po tërheqin fitimet e siguruara nga gati dyfishimi i çmimeve në një muaj e pak kohë. Tregu duket se do të njohë një javë tjetër të paqëndrueshme në çmime prej raportit që pritet të publikohet të premten mbi rezervat dhe prodhimin në SHBA nga Departamenti i Bujqësisë, si dhe pas vendimit të Rusisë javën e kaluar për të ndaluar eksportet e drithërave. Gruri i Bordit Tregtar të Çikagos, i njohur si “gruri CBOT”, për shtatorin ra 4,34 për qind në 6,94 dollarë për shinik dje në mëngjes, duke ia shtuar këtë humbje rënies me 7,6 për qind të së premtes. Kontratat për dhjetorin ranë 4,01 për qind, pra në 7,25 dollarë për shinik. Të premten gruri i kontraktuar për dhjetorin kërceu në 8,68 dollarë për shinik, çmimi më i lartë ky që prej gushtit 2008, pasi Rusia pezulloi dërgesat e drithërave të enjten për shkak të thatësirës që ka pllakosur vendin, më e rënda në më se një shekull. Sidoqoftë, kontratat e muajit paraprirës mbetën poshtë nivelit rekord prej 13,34 dollarë për shinik, që u shënua më 28 shkurt 2008, kur frika e një krize globale ushqimi shkaktoi turbullira në tregje. Sidoqoftë, çmimet u tërhoqën më vonë gjatë ditës së premte.