Plagoset djali i zv/ministrit të Kulturës, autor djali i hallës
Kavaje-Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne qytetin e Kavajes, ku fati e ka dashur te mos kthehej ne nje kasaphane me te vrare. Nje i ri ne gjendje te dehur ka hyre ne lokalin e kusheririt te tij dhe pasi eshte zene, eshte rikthyer serish atje me nje arme kallashnikov, duke qelluar me bresheri. Nga te shtenat jane plagosur dy persona, kusherinj te pare te autorit te ngjarjes, mes te cileve djali i zevendesministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve, Dashnor Bajaziti.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur mbremjen e dites se shtune ne lagjen numer 2 Kavaje. Burime te policise ben te ditur se ka qene ora 20.30, kur Armand Dervishi, 35 vjec banor i ketij qyteti, ka shkuar ne lokalin e djalit te dajes se tij, i cili njihet si “lokali i Bajazitit”. Ne momenti qe ka hyre ne lokal Dervishi ka qene ne gjendje te dehur dhe eshte ulur ne tavoline duke i kerkuar kusheririt qe ishte pronari i lokalit, t’i jape per te pire. Duke e pare se kishte konsumuar shume alkool, kusheriri i ka thene te largohej se me skenat qe po bente po i perzinte klientet. Me pas ai e ka marre Dervishin per ta larguar me qetesi nga lokali, qe mos krijonte problem edhe tek klientet e tjere qe ndodheshin brenda ne lokal. Por ne keto momente, Dervishi eshte irrituar shume dhe ka reaguar duke bertitur dhe thene se kishte per te pare se cdo i bente. Pas disa minutash 35-vjecari Dervishi eshte kthyer serish ne lokalin e kusheririt, por kete here duke mbajtuar nje arme kallashnikov ne dore. Nen efektin e alkoolit, ai nuk ka pertuar por ka qelluar brenda lokalit drejtperdrejt banakut me bresheri, duke terrorizuar te gjithe ata qe ndodheshin aty. Si pasoje e te shtenave eshte plagosur Darlien Bajaziti, 36 vjec dhe vajza M.B, 13 vjece, edhe keta dy kusherinjte e tjere te autorit, te cilet ndodheshin ulur ne lokal. Darlieni mesohet se eshte djali i zevendesministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve, Dashnor Bajaziti, i cili mesohet se e ka djalin e motres personin qe qelloi me arme. Te shtenat kane krijuar frike dhe terror brenda ne lokal, ku mesohet se te gjithe jane shtrire ne toke per t’i shpetuar plumbave. Nga te shtenat i gjithe lokali eshte demtuar, duke thyer dhe bere cope-cope cdo gje.
Te plagosurit jane derguar menjehere ne spital, ku mesohet se jane jashte rrezikut per jeten.
Arrestimi
Autori i kesaj ngjarje, eshte ndaluar menjehere nga policia e Kavajes, ndersa ceshtja eshte marre ne dore nga blute e komisariatit nr.2 te Tiranes, te cilet kryen edhe arrestimin e tij. Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua arma e perdorur automatik, model 56 me 8 cope fisheke te pa perdorur ne krehrin e kesaj arme, si edhe 4 gezhoja. Materialet hetimore ne ngarkim te tij, i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Kavaje, per konsumim te vepres penale te “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2, “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative”, 278/2,76,22,154 dhe 274 te i Kodit Penal.
I plagosuri, djali i zevendesministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve
Dashnor Bajaziti, 55 vjec, babai i te plagosurit, Darlien Bajaziti njekohesisht edhe daja i autorit te ngjarjes, aktualisht mban detyren e zevendesministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve. Bajaziti njihet si nje biznesmen i suksesshem dhe ne zgjedhjet e fundit te vitit 2009, ka qene kandidat per deputet i Partise Republikane. Ai vjen nga nje familje sportistesh te Kavajes dhe vete ka qene lojtar i Shpreses se Shqiperise, por ka luajtur shume pak edhe me kombetaren.
Ledi Koraqi