E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoritetet iraniane arrestojnë një aleat të Musavit

Lajmi bëhet i ditur nga një faqe e opozitës në internet “moëjcamp.com”, ku theksohet se një akt i tillë pasqyron presionin në rritje ndaj kundërshtarëve pro-reformatorë të presidentit Ahmedinexhad. Kjo faqe publikon se Alireza Hosseini Beheshti, i cili drejton një komision të opozitës që po heton rastet e abuzimeve me protestuesit e arrestuar pas zgjedhjeve të kontestuara të qershorit, u arrestua dje me urdhër të prokurorit të Teheranit.
     
Zyrtarët iranianë nuk pranojnë të bëjnë komente lidhur me njoftimin për arrestimin e politikanit opozitar. Komiteti i drejtuar nga Beheshti ka deklaruar se numri i personave të vrarë gjatë protestave paszgjedhore mund të jetë shumë më i lartë se shifrat zyrtare. Opozita mendon se gjatë protestave janë vrarë më shumë se 70 persona.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›