E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të pasigurta planet për në Hënë

Paneli thotë se buxheti aktual i NASA-s prej 18 miliard dollarësh nuk është i zbatueshëm.

Pesë vjet më parë presidenti Bush paraqiti një vizioni shumë të lartë për të kthyer në Hënë astronautët deri në vitin 2020. Kjo kishte si qëllim të ishte etapa e radhës për misionin e ardhshëm, uljen në Mars.

Por tani një panel ekspertësh, përmes një raporti të komisionuar nga presidenti Obama, thotë se programi aktual amerikan për fluturimet në hapësirë të drejtuar nga njerëz, duket si një trajektore që nuk mund të mbështetej.

Raporti sugjeron se rruga e vetme përpara, ishte rritja e financimeve për NASA-n, ose bashkëpunimi me kompani private për kryerjen e fluturimeve komerciale në hapësirë.

Ekspertët thonë gjithashtu se Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor të mbahet deri në vitin 2020, në vend që të mbyllet brenda 6 vjetësh. /bbc/

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›