Zgjedhjet, Rama: Sot nis aksioni ynë politik
Duke përsëritur refrenin e përditshëm, Rama tha se zgjedhjet ishin të deformuara ndërsa demokracia tashmë është në rrezik.
“Kuvendi ka një shumicë pa legjitimitet. Aksioni ynë, përveç kushteve që janë bërë të njohura tashmë, do të shtrohet edhe në aspekte të tjera. Aksioni politik do të shtrihet në të gjithë aspektet që kanë të bëjnë me rritjen e kapacitetit informues së opozitës, kur një pjesë e madhe e medias i është nënshtruar axhendës së pushtetit të korruptuar, në kushtet kur flitet për kaq gjëra elementare për transparencë për kutitë e votimit. Një pjesë e madhe e medias bën sikur se dëgjon dhe sikur nuk e kupton. Në një moment që fare thjeshtë shpjegon se një opozitë e tërë nuk gjen hapësirë në gjyqësor”, tha më tej kreu socialist.
Rama ka dënuar edhe përfshirjen e Fatmir Mediut në qeveri, duke e vlerësuar atë si një ministër që akuzohet për një krim, ndërsa e ka krahasuar me ministrin iranian, që sipas Ramës edhe ai akuzohet për krime. Rama ritheksoi edhe njëherë kushtëzimin për hyrjen në Kuvend të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, duke e argumentuar me faktet se “na mohohet e drejta për rinumërim të kutive që PS-ja kërkon të hapen, nga frika e një shteti të tërë të vënë në funksion të pushtetit, të cilë kanë përdorur asetet publike për qëllime elektorale gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit” .
“Janë larguar nga administrata shtetërore njerëz –tha Rama -vetëm pasi janë evidentuar që kanë qenë pjesë e Komisioneve Vendore të PS-së në zgjedhjet e 28 qershorit”. Rama deklaroi se “ PS nuk mund të bëhet pjesë e një Kuvendi që ka një shumicë ilegjitme dhe që do të diktohet nga një qeverisje e nesërme, e cila është shprehje e drejtpërdrejtë e një deformimi për të bashkuar atë çka është pabashkueshme”.
Në një situatë të tillë të shkeljes në mënyrë flagrante të demokracisë dhe parimeve kushtetuese , bëri më dije Rama “ ne jemi të vendosur më shumë se anjëherë tjetër të mbrojmë demokracinë në vend, e cila po kërcënohet nga një grusht njerëzh të cilët e përdorin pushtetin vetëm për interesat e tyre personale dhe klanore”. "Në momentin që kushtet tona do të lexohen ashtu siç duhet, për ngritjen e Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 28 qershorit, atëherë PS-ja do të jetë e gatshme të hyjë në Parlament", deklaroi ai