Autoritetet kosovare dhe ndërkombëtare dënojnë shpërthimin në Prishtinë
Autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare e kanë dënuar fuqishëm shpërthimin në Zyrën Civile Ndërkombëtare (ICO) në Prishtinë dhe e kanë cilësuar atë si vepër të kryer nga armiqtë e Kosovës.
Një mjet shpërthyes, i hedhur në oborrin e Zyrës Civile
Policia thotë se hetimet ende po vazhdojnë, por nuk ka bërë të ditur motivet e shpërthimit. Presidenti dhe kryeministri i Kosovës thanë pak kohë pas shpërthimit, se asnjë incident i kësaj natyre nuk do të luhasë politikën pro-perëndimore të Kosovës. Udhëheqësit politikë të Kosovës u bënë thirrje organeve të hetuesisë që të zbardhin sa më shpejt rastin dhe të kapin autorët e shpërthimit. Njëkohësisht ata u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të bëhen faktor i rëndësishëm për stabilitetin e vendit. Bisedimet kanë hyrë në një fazë kritike pasi udhëheqësit kosovarë kanë kundërshtuar një plan gjashtëpikësh, të miratuar mes UNMIK-ut dhe Beogradit zyrtar, që i jep një autonomi më të zgjeruar në fushën e policisë, doganave dhe të drejtësisë, vendbanimeve me shumicë serbe, në veçanti veriut të Kosovës. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, tha të shtunën se bashkësia ndërkombëtare do duhej të hiqte nga tryeza e bisedimeve planin gjashtë pikësh. Zyrtarë në Bruksel thonë se do t’i përmbahen planit që EULEX-i të fillojë shtrirjen që nga 2 dhjetori, ndërkohë që kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë përpjekjet për të bindur Prishtinën që të pranojë planin gjashtëpikësh të OKB-së.
15 Nentor 2008