E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isa viziton degët e LDK’së

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 21:51

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, qëndroi të hënën në Ferizaj ku takoi strukturat e partisë për të diskutuar për vazhdimin e reformimit të LDK’së.

Në këtë takim, Mustafa ka thënë se reformat duhet të vazhdojnë, ashtu siç kanë premtuar para zgjedhjeve, në mënyrë që partia të forcohet dhe të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme.

Në takim, përfaqësuesit e degës së LDK’së nga Ferizaj kanë diskutuar për mangësitë e kësaj parti atje dhe kanë premtuar se do të mobilizohen më shumë në të ardhmen për fuqizimin e LDK’së në ferizaj.

LDK ka njoftuar të hënën nëpërmjet një komunikate se kryetari Isa Mustafa do të ketë gjatë javëve të ardhshme takime të përditshme të punës me degët e LDK’së, në të cilat do të bisedohet për procesin e reformimit të brendshëm, anëtarësimin e të rinjve dhe bashkërendimin e mëtejmë të veprimtarisë në të gjitha strukturat e partisë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›