Vetëvendosje! zbulon kontratën midis Qeverisë dhe Bechtel-Enka
Sot në Kuvendin e Republikës të Kosovës deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri dhe Albin Kurti e bënë publike kontratën midis Qeverisë së Kosovës dhe Bechtel-Enka.
Kjo kontratë i është dërguar para pak ditësh Albin Kurtit dhe Visar Ymerit nga persona të panjohur.
Deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! sot, 16 maj, në ora 15:00 në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të mbajmë konferencë për media në lidhje me këtë çështje.
Duket se insistimi i vazhdueshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që kjo kontratë të bëhet publike, ka bërë që Albinit e Visarit t’i dërgohet kjo kontratë në adresat e tyre.
Me këtë rast Albin Kurti tha se “Lëvizja VETËVENDOSJE! është për rrugën e kombit, por ne duam transparencë të plotë për gjithçka që bëhet në emër të kombit”.thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje. (webmagazina)