E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoritetet nderkombetare te sigurise kerkojne zhbllokimin e rrugeve ne veriun e Kosoves

Perfaqesuesit e serbeve ne komunat veriore pritet qe sot ne mbremje te takohen me Presidentin e Serbise Boris Tadic per te diskutuar mbi mundesite e zgjidhjes se krizes ne veri. Edhe tre dite pas nisjes se aksionit te forcave paqeruajtese te NATO-s per largimin e barrikadave rruget kryesore qe cojne ne vendkalimet kufitare me Serbine vazhdojne te mbahen te bllokuara nga protestues serbe ne kundershtim te synimeve te Prishtines zyrtare per te vene kontrollin mbi vendkalimet kufitare.

Perfaqesuesit politike te serbeve ne veriun e Kosoves thane se jane te gatshem te bejne largimin e pjesshem te barrikadave ne rruget e zones per te lejuar levizjen e trupave te NATO-s por jo edhe heqjen e teresishme te barrikadave. Ky qendrim u be i ditur pas nje takimi qe u mbajt dje ne zyrat e Bashkimit Evropian ne Mitrovicen veriore ndermjet perfaqesuesve te KFOR-it dhe EULEX-it me udheheqesit lokal te serbeve ne veri ku u debatua lidhur me kerkesat e KFOR-it per heqjen e menjehershme te barrikadave.

Perfaqesuesit politike te serbeve ne veri thane se mund te lejojne levizjen e lire te forcave nderkombetare por nuk pajtohen qe neper te njejtat rruge te levizin edhe doganieret dhe policia kufitare e Kosoves vendosjen e te cileve ne kufi e cilesojne si shtrirje te shtrirje te shtetit te Kosoves qe ata nuk e njohin.

Kryetari i komunes se Zvecanit Dragisha Millovic tha se te dyja palet kane paraqitur qendrimet e tyre por marreveshja ende nuk eshte arritur. Ai shprehet i bindur se megjithate mund te arrihet nje marreveshje per levizjen e lire.

Ne kemi kerkuar qe forcat e NATO-s te mos perdorin dhunen mirepo gjenerali Drews eshte ushtarak dhe kete garanci nuk ka mundur te na jap. Sinqerisht shpresojme qe ne nje menyre do te arrihet nje marreveshje. eshtja e levizjes se lire te forcave nderkombetare mund te zgjidhet nese EULEX-i nuk do te ndihmoje ne bartjen e policise se Kosoves dhe zyrtaret e doganave ne vendkalimet kufitare tha zoti Millovic.

Nderkaq shefi i Misionit te Bashkimit Evropian per Policine e Drejtesine Xavier de Marnac tha se liria e levizjes duhet te rivendoset shume shpejt sepse kjo eshte ne te miren e popullates lokale dhe pranise nderkombetare ne Kosove.

Une kembengula mbi nevojen per lirine e levizjes. Ne presim qe te rivendoset liria e levizjes per te gjithe ne menyre qe njerezit te vazhdojne jeten e tyre normale pa kufizime. Njerezit e duan lirine e levizjes dhe sundimin e ligjit. Ata qe vendosin bllokadat rrugore duhet ti zhvendosin ato. Kete e presin edhe te gjitha shtetet anetare te Bashkimit Evropian tha zoti Marnak.

Forcat paqeruajtese te NATO-s filluan te enjten nje aksion per zhbllokimin e rrugeve qe cojne drejt vendkalimeve kufitare ne veriun e Kosoves me qellim te vendosjes se levizjes se lire. Forcat e KFOR-i perdoren gazin lotsjelles per te shperndare protestuesit qe po kundershtonin largimin e barrikadave. Aksioni la pas vetes 30 te plagosur nga te cilet tete pjesetare te forcave paqeruajtese te NATO-s dhe 22  protestues serb plage keto te shkaktuara kryesisht nga gazi lotsjelles.

Aksioni i forcave te NATO-s pasoi afatin e caktuar per zhbllokimin e rrugeve por serbet ne veriun e Kosoves refuzuan thirrjet e KFOR-it per te hequr barrikadat e ngritura ne rruget kryesore ne ate zone ne shenje kundershtimi ndaj vendosjes se policise dhe doganiereve te Kosoves ne vendkalimet kufitare me Serbine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›