E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tensionohet situata në veri, serbët vendosin barrikada të reja

MITROVICË- Situata në veri të Kosovës vijon të mbetet e tensionuar, pasi serbët kanë vendosur një barikadë të re në rrugën që çon drejt pikëkalimit kufitar në Bërnjak.

Lajmi konfirmohet nga mediat serbe të cilat bëjnë me dije se pasidtën e sotme rreht orës 16:00 janë hedhur disa kamionë me dhe mbi rrugën magjistrale që çon nga Zubin Potoku për në Bërnjak.

Sipas serbëve kjo barrikadë, nuk do të bllokojë qarkullimin e mjeteve në këtë zonë, por vetëm lëvizjen e KFOR-it dhe të EULEX-it, raporton Koha.

Para pengesës nga dheu, e cila nuk e mbulon tërë gjerësinë e rrugës, gjenden edhe disa kamionë, si dhe po vendoset edhe teli me gjemba.

Barrikada është vendosur rreth 200 metra para zonës së sigurisë që kontrollohet nga KFOR-i.

Ushtarët francezë të enjten si rezultat i operacionit për të hequr barrikadat serbe në veri të kosovës. kanë zgjeruar zonën e sigurisë, duke marrë barrikadën e vendosur më herët nga serbët dhe me të cilën pengohej qarkullimi i KFOR-it.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›