Autoritetet ne Nju Jork arrestojne dy afrikano-veriore per terrorizem

Autoritetet ne Nju Jork kane arrestuar dy individe me origjine nga Afrika e Veriut nen akuzat se kishin blere arme dhe granata dore dhe kishin ne plan te realizonin nje sulm terrorist ndaj nje sinagoge ne qytet.
Nje 26-vjecar me shtetesi algjeriane dhe nje 20-vjecar me shtetesi amerikane por me prejardhje nga Maroku po mbahen ne paraburgim. Ndaj tyre u paraqiten dje zyrtarisht akuzat per terrorizem dhe arm-mbajtje pa leje. Nese shpallen fajtore ata mund te denohen me burgim te perjetshem.
Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut Majkell Blumberg tha se te pandehurit u arrestuan te merkuren ne mbremje pasi kishin blere arme pa leje.