E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtja e trenave dhe metrove nga sulmet terroriste

Operacioni ushtarak amerikan ne vendstrehimin e Osama bin Ladenit ne Pakistan thuhet se ka zbuluar planet e al-Kaides per te sulmuar trenat ne Shtetet e Bashkuara. Masat e sigurise jane shtuar perreth stacioneve te trenave dhe sistemeve te metrove. Kronika ne vazhdim i hedh nje veshtrim dobesive te sistemit hekurudhor amerikan dhe si autoritetet po perdorin gjithnje e me shume qente per tu ruajtur nga sulmet e mundshme terroriste.

...Ky qen i races   se perzier Labrador dhe Retriever i quajtur Levi eshte qen qe nuhat bombat. Ai eshte stervitur te gjeje eksplozive te fshehur ne canta dhe valixhe.

Levi eshte nje nga qente e njesive K-9 qe ruajne trenin e shpejte Amtrak. Ata ruajne rreth mijera pasagjere qe udhetojne cdo dite me linjat qe lidhin qytetet amerikane. Inspektori i policise se Amtrakut Uilliam Parker

Keta qene jane vija e pare mbrojtese dhe ne i kemi perdorur qe ne vitin 2007 kur filluam zgjerimin e programit tone. Ata udhetojne me trena kontrollojne cantat e pashoqeruara per te pare nese ka dicka te dyshimte - thote Parker.

Pesembedhjete nga keta qene jane stervitur posacerisht per te zbuluar lendet eksplozive te atyre qe mund te kryejne sulme vetevrasese. Pervec udhetimit ne tren qente e stervitur patrullojne stacionet me te medha te trenave ne vend. Zoti Parker thote se njesite K-9 po japin nje kontribut te madh

Nese nje qen kryen 150 kontrolle ne muaj dhe nuk ndodh asnje incident kjo do te thote se ai po ben pune te mire.

Qente qe nuhasin bombat perdoren per ruajtjen e sistemeve te metrove ne qytetet e medha. Por shperthimet e bombave si ato ne Madrid ne vitin 2004  ku mbeten te vrare 191 persona dhe bombat ne metrone e Londres ne vitin 2005 theksojne faktin se sa te mundshme jane sulmet terroriste ne trenat e pasagjereve. Ricard Maloni eshte zedhenes per sistemin e trenave ne qytetin e Filadelfias

Ne i kuptojme dobesite e nje sistemi te hapur transporti per publikun i cili duhet te mbetet i hapur ne menyre qe te funksionoje dhe qe njerezit te mund te shkojne ne pune e ne shkolle - thote ai.

Zyrtaret amerikane te rendit thone se informacionet e mbledhura nga shtepia e Osama bin Ladenit tregojne se al-Kaida ka konsideruar mundesine e sulmit ndaj sistemit hekurudhor amerikan me rastin e 10-vjetorit te sulmeve terroriste te 11 shtatorit. Zyrtaret thone se plani i al-Kaides ishte edhe qe te nderhynte tek linjat hekurudhore me shpresen qe nje tren do te dilte nga shinat ne nje ure apo lugine. Ricard Klark eshte analist kunder terrorizmit. 

shte e pamundur te ruash mijera kilometra shina. Per terroristet eshte shume me e lehte te gjejne nje vend qe nuk eshte i ruajtur mire dhe te vone eksplozive se sa te marrin nen kontroll nje aeroplan.
Kevin Linc ish shef policie i transportit hekurudhor te mallrave pajtohet. Ai thote se nje sulm terrorist ndaj rrjetit hekurudhor amerikan mund te nderpriste tregetine ne te gjithe vendin

Venia ne shenjester e infrastruktures hekurudhore eshte levizje me e zgjuar nga ana e terroristeve sepse bejne me shume dem me me pak mund.

Zyrtaret e rendit kane rritur vigjilencen per te parandaluar cdo lloj perpjekjeje nga ana e al-Kaides per te sulmuar hekurudhat e vendit apo sistemet e metrove.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›