Shperthen ksenofobia. Sulmohen emigrantet ne Athine

Athina ndizet nga ksenofobia ndërsa 500 ekstremistë të djathtë dhe motoçiklistë ushtrojnë dhunë e nxisin frikë kundër emigrantëve. Për disa orë rresht anarkistët kanë sulmuar emigrantë të huaj në qendër të Athinës. Shkas për spiralen e dhunës u bë vrasja e një 44- vjeçari në të gdhirë të ditës së martë nga persona të panjohur, që dyshohet se janë emigrantë.
Rreth 2.000 vetë u mblodhën në orët e pasdites në vendin e vrasjes e duke hedhur parulla kundër të huajve dhe marshuan drejt sheshit Omonia por edhe bashkisë, duke sulmuar dhe rrahur çdo imigrant kalimtar. Rreth 500 ultra të djathtë dhe motoçiklistë për gjithë pasditen e djeshme u vunë në ndjekje të imigrantëve, 13 prej të cilëve përfunduan në spital.
Përleshje pati dhe midis autonomëve dhe ekstremistëve ultra të djathtë, kurse policia bëri 48 ndalime personash. Viktimë e dhunës raciste dyshohet se është edhe 21 vjeçari nga Bangladeshi, që u godit me thika nga persona të panjohur në të gdhirë të ditës së martë.
“Nuk do të lejojmë dhunën, vetëgjyqësinë kundër njerëzve të tjerë pavarësisht se mund të qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në Greqi” deklaroi zëdhenësi i policisë Athanasios Kokallaqis ndonëse ngjarjet e orëve të fundit kanë paraqitur një polici të pafuqishme për të venë nën kontroll gjendjen.
Ndërkohë që tre anëtarë të forcave të sigurisë dhe një shef policie janë pezulluar në Athinë për dhunën e ushtruar gjatë manifestimeve kunder planeve të reja të qeverisë që parashikojnë shkurtime të mëtejshme.
Kundër dhunës së ushtruar nga forcat e rendit kanë tubuar sërish mijëra persona në athionë ndërsa pamjet e filmuara me telefona celularë cuan në pezullimin e anëtarëve të forcave të rendit protagonistë kryesorë në filmimet në fjalë.
Delina Bitraku