Turma shtyp 370 persona tragjedi ne Kamboxhia
Kamboxhia 23 nentor NOA - Me teper se 370 veta vdiqen si pasoje e shtypjes se turmes se njerezve gjate zhvillimit te Festivalit Ujor ne kryeqytetin e Kamboxhias Pnom Pen.
Ngjarja e rende ka ndodhur si pasoje e panikut qe kapi turmen pasi disa njerez humben ndjenjat.
Mediat nderkombetare raportojne se 750 persona te tjere moren trauma te ndryshme. Autoritetet e Kamboxhias e shpallen 25 nentorin dite zie per nder te kujtimit te viktimave.
Kryeministri Hun Sen e quajti ngjarjen qe ndodhi tragjedine me te madhe qe nga koherat e drejtimit te regjimit gjakatar te khmereve te kuq.
a.k/NOA