Autoritetet paralajmërojnë banorët për rrezikun e uraganit Ajk
Autoritetet thonë se banorët që jetojnë në zonat bregdetare të Teksasit do të përballen me vdekjen e sigurt nëse nuk evakuohen para se të godasë Uragani Ajk, i cili mund të prekë tokën sot ose nesër në orët e para të mëngjesit.
Një urdhër për evakuim të detyruar është në fuqi për zonat në jug të Hjustonit, përfshirë Ishullin e Galvestonit.
Qendra Kombëtare e Uraganëve në Majami thotë se Ajk është ende një stuhi e kategorisë së dytë me erëra që kapin shpejtësinë 165 kilometra në orë, ndërsa vazhdon të afrohet drejt Gjirit të Meksikës. Metereologët thonë se mund të shndërrohet në një uragan shumë të fuqishëm të Kategorisë së tretë kur të prekë tokën.
Qendra e Uraganëve thotë se Ike mund të shkaktojë
një ngritje uji masive deri në 6 metra të lartë me dallgë të fuqishme, si edhe
përmbytje deri në shtatë metra dhe më lart. //kk//