E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoritetet ruse lejojnë tubimet masive

Pas goditjeve nga ana e policisë ruse  të një numri të madh protestash këtë javë, autoritetet ruse thonë se e kanë lejuar opozitën që të mbajë tubime masive, lidhur me dyshimet e tyre për manipulim të zgjedhjeve.

Ministri i brendshëm rus, Rashid Nurgalijev, duke folur sot në një takim me zyrtarët policorë në Moskë, megjithatë ka paralajmëruar që protestat e palejuara nuk do të lejohen.

Autoritet e Moskës thanë sot se ata kanë lejuar një tubim prej rreth 30 mijë personash, i cili planifikohet të mbahet nesër në Moskë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›