Rusia mund të bojkotojë samitin e NATO-s

Rusia mund të bojkotojë samitin e NATO-s I cili do të zhvillohet gjatë muajit maj të vitit 2012, nëse të dyja palët nuk arrijnë të tejkalojnë mosmarrëveshjet për sistemin mbrojtjes raketore në Evropë.
Zëvendësministri rus i punëve të jashtme, Sergei Rjabkov tha se një vendim final rreth kësaj çështjeje do të merret pas zgjedhjeve presidenciale ruse, që mbahen në mars të vitit të ardhshëm, ku pritet që Vlladimir Putini ta sigurojë rikthimin e tij në Kremlin.
Këto komente vijnë një ditë pas takimit të Rusisë dhe NATO-s në Bruksel, ku palët dështuan në arritjen e një marrëveshjeje lidhur me planet për mburojen raketore.
Rusia ka shfaqur shqetësimet e saj se ky sistem mund ta dobësojë arsenalin e saj bërthamor dhe ka kërcënuar për masa penalizuese nëse nuk merren parasysh këto shqetësime.