E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat siriane gati për sulm në qytetin e Homsit

Opozita siriane ka deklaruar se forca e regjimit të presidentit Bashar Al Asad dhe militantë të përbetuar të tij kanë rrethuar qytetin Homs, në përpjekje për të nisur një sulm të fundit për të shtypur disidentët.

Këshilli Kombëtar Sirian tha përmes një deklarate se regjimi i presidentit, Bashar al-Asad ka përdorur një sulm, që ata e quajtën terrorist, mbi një tubacion nafte, me pretekstin e nisjes së një ofensive të madhe në Homs, vendi qendror i protestave në Siri. Tubacioni që transportonte naftë të papërpunuar ishte bombarduar dje.

Këshilli Kombëtar Sirian tha se qeveria është duke u bërë gati për një masakër, në mënyrë që t`i shuaj tensionet në Hobs.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›