E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoriteti i Kontrollit Ushqimor kontroll tregtareve te bukes

Qeset e plastikës vazhdojnë të përdoren për tregtimin e bukës në shumë dyqane të Tiranës pavarësisht detyrimit ligjor për zëvëndësimin e tyre me ambalazh letre.
Tregtarët nga ana e tyre shprehen se janë qytetarët ata që shpesh e kërkojnë bukën të ambalazhuar me qese plastike.
Por pavarësisht nëse është dëshirë e qytetarit apo vendim i tregtarit shitja e bukës me qese plastike penalizon subjektin me gjobë administrative 500 mijë lekë të reja deri në pezullim të licensës dhe për të ndëshkuar bizneset që shkelin ligjin, Autoriteti i Kontrollit Ushqimor ka intensifikuar kontrollet në terren.
Qeset plastike nuk janë vetëm një ndotës i madh mjedisor. Për shkak të substancave me të cilat janë prodhuar shume prej tyre përbëjnë edhe një rrezik serioz për shëndetin, prandaj ashtu si në vendet europiane edhe në vendin tonë është miratuar kuadri ligjor për zëvëndësimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›