Policia e Tiranes sekuestron 41 arme gjate shkurtit

Policia e Tiranës ka kapur 41 armë që mbaheshin pa leje nga shtetas të ndryshëm gjatë kontrolleve vetëm për muajin shkurt.
Nga këto 13 janë armë zjarri, si pistoletë, pushkë e çifte, 28 janë thika, doreza dhe leva, si dhe në një rast është kapur një minë antitank dhe në një rast tjetër një sasi ekplozivi në makinën e të dashurës së Aleksandër Gocjat, rreth një javë pasi ky I fundit ishte plagosur në një sulm me armë.
Sipas policisë së Tiranës, armët janë kapur kryesisht gjatë kontrollebve të befasishme por edhe me informacionet e oficerëve të policisë kriminale.
Më këto kontrolle dhe operacionet e komisariateve të policisë së Tiranës janë prangosur edhe 38 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Statistikat tregojnë që në total të jenë kapur 16 armë zjarri dhe të ftohta më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Janë 43 autorë të përfshirë në këto vepra penale, nga të cilët 13 janë arrestuar dhe ndaluar, 27 janë ndjekur në gjëndje të lirë, ndërsa 3 janë larguar duke ju shmangur ndjekjes penale.
Shtimi i kontrolleve të befasishme për armë, si dhe postblloqet në zonat më problematike të kryeqytetit ka bërë që të përmirësohet situata kriminale në muajin shkurt e krahasuar kjo me muajt e mëparshëm.
Nga 1 janari deri në 2 shkurt në Tiranë janë regjistruar 4 persona të vrarë në ngjarjet kriminale.