E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne perkujtimin e martireve Hoxha kreu krime monstruoze si Hitleri

Kryeministri Sali Berisha, i cili mori pjesë në ditën përkujtimore të martirëve të 27 shkurtit të viti 1951, e cilësoi atë si aktin më të tmerrshëm të krimit komunist. Ai tha se më 27 shkurt u ekzekutan pa vendim 22 intelektualë që përbënin elitën kombëtare të asaj kohe, duke e cilësuar atë si masakrën më të tmerrshme në histori.
“Ky akt është i pashembullt në analet e historisë nuk mund të gjendet një akt tjetër 22 qytetarë, intelektualë u ekzekutuan para se të vendoste gjykata, por më e tmerrshmja për ta ishte se u varrosën në një varr të përbashkët”- u shpreh kryeministri
Berisha tha se ne nderojmë sot ata intelektualë që ndoshta nuk njiheshin me njëri-tjetrin, por kishin të përbashkët vlerat dhe besonin në të drejtat dhe liritë e individit. Apeli i tyre vjen i qartë sot për të rinjtë e Shqipërisë tha Berisha, që do të thotë se kjo histori të mos përsëritet.
“Ata kanë një apel, që mbi të gjitha ka të bëjë me të rinjtë e Shqipërisë dhe ky apel nuk synon glorifikimin e tyre, por ka vetëm një qëllim, që kjo histori të mos përsëritet më”-theksoi Berisha.
Duke e krahasur Enver Hoxhën me Hitlerin, ai tha se se Hoxha kreu krimet më monstruoze për kombin evet, ndërsa inteklektualët nuk u pajtuan kurrë me diktaturën, e cila sipas tij ishte më e egra në histori. Berisha i bëri apel shqiptarëve që të mos harrojnë ato që kanë përjetuar në diktaturë, ndërsa theksoi se presidenti Topi nuk ka firmosur ende ligjin e lustracionit.
Ndërkaq kryemisnitri tha se në këtë 100 vjetor shqiptarët vojnë si njërëza të lirë, ëpr të cilën është derdhur dshumë gjak, dhimbje dhe sakrifica.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›