E Diel, 1 Nëntor 2026

BerishaTe shkarkohet Spahiume Topin ktheu KLD ne parti

Te tjera rreth shkrimit Spahiu Nuk me shkarkojne dot TIRANE- Grupi Parlamentar i Partise Demokratike i kerkon parlamentit shkarkimin e nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise. Lajmi eshte percjelle sot nga kryeministri Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar i pari per vitin 2012.

Ne fjalen e tij Berisha akuzoi Spahiun se ne dhunim me Kushtetuten dhe i mbeshtetur nga kryetari i KLD-se njekohesisht president i vendit ka kthyer KLD ne parti dhe deputetete PD-se do te votojne pro shkarkimit te Spahiut.

Grupi PD ka bere nje kerkese per shkarkimin e nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise. Kjo parti e KLD-se eshte parti direkt e kryetarit te KLD i cili ne dhunim flagrant te Kushtetutes e ligjeve te vendit i ka leju vetes qe institucionet qe i jane besuar ne perputhje me Kushtetuten te perdoren ne menyren me te papergjegjshme per interesa partiake. Ka dhunuar rende keta dy institucione- deklaroi Berisha.

Une i pershendes deputetet. Ka pasur prej tyre qe kane deklaruar se KLD nuk do ia heqe mandatin ketij aventurieri e sharlatani mundet sepse ai kete aktivitet e ka te bashkerenduar me kryetarin por ne bejme detyren tone. I themi qe nuk perfaqeson kete parlament perfaqeson Topin apo veten kjo eshte zgjedhja juaj. Por parlamentin shqiptar nje sharlatan qe pasi ka vendosur standardet me te papranueshme e merr dhe e kthen ne nje force politikike eshte shume e rende. - nenvizoi me tej Berisha.

BERISHA SPAHIU LILIPUT SHNDERROI KLD NE PARTICKE SE DO RAMA
Kryetari i PD-se foli dhe per nje bashkepunim mes Rames dhe nenkryetarit i KLD-se qe emrin e ka Kreshnik por ai eshte liliput per te fituar zgjedhjet e 2013.
Ai iken dhe ska te ardhme. Ata qe veprojne diten per diell duke cuditur cdo mik te Shqiperise ata kthehen ku kane qene ne skutat e errresires. Njerez te qyteteruar nje gje te tille nuk ia lejojne vetes kurre qe dy institucionet me te depolitizuar te shnderrohen ne particka se do Edi Rama. Se Edi Rama eshte 100 i sigurte se keto zgjedhje nuk i fiton dot dhe po te kendoje hymnin e Kreshinikut do ta degjojne dhe me shume.

Berisha u kerkoi deputeteve te votohet pro shkarkimit te Spahiut ndersa kerkoi te mos behet asgje ndaj presidentit Topi pasi ky i fundit e kishte marre mesazhin.
Do merret me formimin e partise gjer me 22 korrik. Beri mire qe e mori mesazhin dhe pasi thashe se nuk do kandidatohet deklaroi se nuk do te kandidoje une e vleresoj tha kryeministri.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›