Autoriteti kombëtar i ushqimit, siguri dhe lehtësira në biznes
Plotësimi i standarteve evropiane në fushën e ushqimit do të jetë detyra ligjore e autoritetit kombëtar të ushqimit. Ky institucion e nisi punën, me një ceremoni në praninë e kryeministrit Berisha, ministrri i bujqësisë Ruli dhe ambasdori i KE, Lohan. “Jemi të interesuar për të ecur sa më shpejt në këtë proces. Do të bëjmë cdo gjë për ndërtimin dhe konsolidimin sa më solid të standarteve të cilat na ofrojnë me BE’ tha Berisha.
”Sigurimi i ushqimit, apo qoftë edhe themelimi i një autoriteti të tillë kombëtar ushqimor është shumë e rëndësishme për politikat e sigurisë ushqimore të BE” tha Lohan. Kryeministri tha se ky autoritet zëvendëson 5 inspektoriate dhe është pjesë e reformës rregullatore. Sipas tij autoriteti ka funksioni të dyfishtë, sigurinë ushqimore dhe lehtësimin e biznesit.
“Ju do bëni cdo përpjekje për të garantuar ushqime të sigurta, prodhime ushqimore të sigurta, por krahas saj do beni cdo përpjekje për të qenë sa më korrekt me prodhuesit dhe bisnesin. Një nga qëllimet më kryesore të kesaj reforme eshte kjo, sepse ndonjehere më e madhe se barra fiskale eshte barra e inspektoriateve mbi biznesin. Ndonjehere kjo ehste e padrejte” tha Berisha. Ngritja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është një projekt i Bashkimit Evropian me një financim prej 10 milion euro.
Adi Darsi Azhornuar së fundi ( e enjte , 20 maj 2010 ) < I mëparshmi