Euro "merr veten" kundrejt dollarit

Pas dobësimit të vazhdueshëm gjatë ditëve të fundit, monedha e Euros, ka nisur të forcohet sërish e të rritet kundrejt dollarit amerikan, në atë që sipas ekspertëve konsoderohet kapërcimi apo luhatjen më të madhe të regjistruar gjatë këtij viti.
Në bursën e Nju Jorkut, një euro u këmbye me 1.24 dollarë, rreth 2 % më shumë se të martën, kur valuta e përbashkët europiane, ra në nivelin më të ulët në katër vitet e fundit.
Rritja e vlerës së euros erdhi pasi autoritetet gjermane ndaluan tregtimin e disa aksioneve spekulative, pas raporteve se zyrtarët europianë të financave synojnë t'i japin shtysë vlerës së euros.
Kancelarja gjermane Angela Merkel një ditë më parë, bëri thirrje për reforma të thella fiskale, duke paralajmëruar për "pasoja të pallogaritshme" për Bashkimin Europian nga kolapsi i mundshëm i euros.