Mathisen: Sfida e Shqipërisë, tërheqja e kapitaleve të huaja
Shqipëria do të mund të garantojë rritje ekonomike të qëndrueshme nëse përballon me sukses sfidën e tërheqjes së kapitalit dhe investimeve të huaja. Kështu u shpreh në një preznatim për mediat dhe specialistë të ekonomisë eksperti i FMN Johan Mathisen. Ai shtoi se FMN parasheh që rritja ekonomike e Shqipërisë mund të jetë 2.3 për qind në 2010 dhe 3.3 për qind për vitin 2011.
"Shqipëria sic edhe ka qenë më parë vlerësimi i FMN pritet që këtë vit të rritet me rreth 2.3 për qind dhe ky trend do të jetë një përqind më i lartë vitin e ardhshëm. Duhet të kuptojmë se themelore për të garantuar rritje të qëndrueshme do të jetë politika liberale ndaj kapitalit të huaj", deklaroi eksperti i FMN-së, Johan Mathisen.
Në prag të hyrjes së Shqiperisë në tregjet financiare për të emetuar eurobondet, eksperti i FMN nënvizoi se trajtimi i borxhit publik është faktor përcaktues në vlerësimet e investitorëve.
"Konsolidimit fiskal dhe ulja e defiçitit buxhetor përbëjnë tregues të rëhdësishëm për një ekonomi, ndaj dhe duan vëmendje të vencantë. Ata gjithashtu përbëjnë edhe një pikë reference për investitorët e huaj", vijoi Mathisen.
Mathisen shprehu vlerësimin se politikat e kursit të lirë të këmbimit valuator të ndjekura nga Shqipëria, kanë rezultuar një faktor që ka kontribuar ndjeshëm në menaxhimin e flukseve hyrëse të kapitalit.
Adi Darsi