"Autorizova nenkryetarin per projektbuxhetin"
Kryetari i keshillit bashkiak, Sokol Dervishaj ka deklaruar se miratimi i projektbuxhetit tashme varet nga prefekti i Tiranes. "Prefekti e ka te qarte te gjithe situaten e zhvilluar. Ia kam shprehur qendrimin tim dhe i kam shpjeguar te gjithe procesin, eshte ne pergjegjesine e tij ligjore te marre nje vendim per kete ceshtje", u shpreh Sokol Dervishaj, kryetar i keshillit bashkiak. "Duke qene se jam akuzuar per perdorim politik te kesaj ceshtjeje, kam autorizuar nenkryetarin te gjeje nje zgjidhje per projektvendimin, pra jo vendimin. Pasi nuk e kemi njohur", tha ai per mediat. Dervishi tha se ai ka autorizuar nenkryetarin e keshillit bashkiak, i cili eshte anetar i PSD-se, Petraq Simo, per te vijuar procedurat per projektbuxhetin e Tiranes. Ai argumentoi se duke pasur parasysh dhe faktin qe eshte anetar i LSI-se, i ka derguar nje autorizim nenkryetarit, per te vijuar me procedurat, nderkohe qe votimi i fundit i buxhetit u quajt prej tij i parregullt.