E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i Tiranes, firma per 10 dite

Buxheti i Tiranes ka mberritur ne zyren e prefektit Ruzhdi Keci per t'u firmosur. Nderkohe qe pritet qe brenda dates 20 shkurt te japin vendimin nese eshte brenda standardeve. Bashkia e ka dorezuar draftin tre dite me pare, por kryetari i keshillit bashkiak, Sokol Dervishaj, nuk ka firmosur mbi dokument po ja ka deleguar kompetencat nenkryetarit te Keshillit. Prefekti Keci tha se sipas ligjit ai ka ne dispozicion 10 dite per te vene apo jo firmen mbi dokument, ndersa sqaroi se per momentin buxheti po shikohet nga ekspertet ligjore te prefektures. Nese drafti ka probleme, Keci tha se do ta riktheje per votim ne Bashki dhe nese drafti nuk kalon ne bashki, atehere prefekti i drejtohet Gjykates. "Prane prefektit, qarku Tirane, ka ardhur sipas procedures ligjore vendimi i Keshillit Bashkiak per miratimin ne parim te buxhetit. Ai ka ardhur me firmen e nenkryetarit te autorizuar me shkrim me firmen e kryetarit. Rrjedhimisht une nenkuptoj firmen e kryetarit te Keshillit ne kete vendim dhe nga pikepamja proceduariale vendimi eshte pranuar ne prefekture", tha Keci. I cili ka nenvizuar se eshte nje material teper voluminoz dhe pritet qe te kete vonesa, duke plotesuar ne kete menyre tere trajektoren zyrtare te kohes se shqyrtimit ne dispozicion. Nderkohe ai nuk ka munguar qe te kercenoje se ne rastin e mundshem te mosmiratimit te tij, per shkak te problemeve qe mund te vijne, por dhe refuzimit nga ana e bashkise per ta marre ne shqyrtim, do ta hedhe ne gjykate. Ndonese e ka cilesuar si te rregullt menyren e sjelljes ne Prefekture me firmen e nenkryetarit te keshillit bashkiak, me autorizimin me shkrim te kryetarit, Keci nuk ka munguar te shprehet qarte se ekziston mundesia qe dhe ne rast se ka probleme, ai mund te korrigjohet dhe te rivotohet nga keshilli bashkiak i kryeqytetit. Buxheti i vitit 2009 per bashkine e Tiranes u votua 2 here javen e kaluar dhe ne fund nuk u arriti te quhet i rregullt, nga te gjitha grupet e keshilltareve bashkiake, megjithese ne votimin e pare kryebashkiaku Edi Rama numeroi 29 votat e nevojshme qe nevojiten per kalimin e buxhetit, votimi i cili u konsiderua si i pavlefshem nga kryetari i keshillit bashkiak Sokol Dervishi. Perfaqesues ky i LSI-se. Buxheti i bashkise se kryeqytetit ka qene gjate tere kesaj kohe nje objekt perplasjeje mes partive te majta, PS dhe LSI, per shkak se ndonese ne koalicion vendor, ata nuk kane arritur te gjejne gjuhen e perbashket per miratimin e tij. Madje perplasja ka qene e forte, deri ne momentin kur u be dhe votimi i fundit dhe ku disa keshilltare te djathte, aleate te PD, bashkuan votat me PS duke dhene nje produkt prej 29 votash per Ramen dhe 28 votash per Devishajn. Pas deklarimin te votimit te rregullt nga ana e sekretarit te keshillit bashkiak, u duk sikur situata po kalonte ne heshtje. Nderkohe tani gjithcka eshte ne dore te prefektit Ruzhdi Keci. A.G


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›