E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, nga Berati uron festen e Shen-Valentinit

Qyteti 2200 vjecar, i nje mije e nje dritareve eshte perzgjedhur nga kreu i ekzekutivit shqiptar, per te bere nje urim per te gjithe shqiptaret per festen e te dashuruarve. Keshtu, dje kryeministri Berisha gjeti rastin te uronte nga qyteti i Beratit edhe festen e te dashuruarve, Shen-Valentinin. Ne takimin e tij me qytetaret e Beratit, kryeministri Berisha e cilesoi kete dite si te vecante dhe si diten ne te cilen mbizoteron dashuria per njeriun, duke shfrytezuar ne kete menyre kete moment perurimesh rrugesh dhe urash per te bere dhe urimin e madh per te gjithe ata qe jane te dashuruar. "Une shfrytezoj rastin t`i uroj qytetaret e Beratit dhe te gjithe qytetaret shqiptare, per kete dite te virtytit dhe dhuntise se njeriut qe e ben ate dhe shoqerine me njerezore, me te bukur, me te forte, me shpresedhenese se te gjitha te tjerat", deklaroi kryeministri Berisha nga Berati. Po pervec qytetareve te Beratit, kreu i qeverise nuk harroi te uronte edhe te gjithe te dashuruarit e tjere ne vend. "Ju uroj te gjitheve dashuri, per mikun e mikeshen e vet, per bashkeshortin, bashkeshorten, per te dashurin per te dashuren. Uroj kete vit, dashuri per ju dhe per mbare shqiptaret", theksoi Berisha ne urimin e tij per Shen-Valentinin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›