Autorja Ornela Vorpsi prezanton Bevete Cacao Van Houten ne Torino

Torino 13 shtator NOA/ Milena Selimi - Shkrimtarja Ornela Vorpsi paraqet librin e saj te fundit Bevete Cacao Van Houten ne Torino.
Takimi do te organizohet nga shoqata italo-shqiptare Vatra ne bashkepunim me Bibliotekat qytetare te Torinos dhe shtepine botuese Einaudi.
Ai do te mbahet te shtunen me 18 shtator nga ora 18.30 deri ne 20.30 ne sheshin San-Carlo te Torinos.
Takimi eshte pjese e manifestimit Portici di carta i promovuar nga Fondcioni per Librin Muziken dhe Kulturen.
Takimi do te drejtohet nga Cecilia Cognigni nga Bibliotekat qytetare te Torinos dhe Benko Gjata gazetar korrespondent i ATSH-se ne Itali.
Bevete Cacao Van Houten eshte nje permbledhje 14 portretesh te mprehta qe rrefejne tragjikomedine e atij qe ndihet i zene ne kurth i detyruar te mos levize vendit ose i shtyre gjithnje drejt tokash te premtuara te pafundme.
Autorja e ketyre 14 tregimeve qe eshte larguar nga Tirana 22 vjet me pare dhe ka zgjedhur te shkruaje ne italisht ka shpikur nje tjeter veshtrim te terthorte qe defrehet duke permbysur te vertetat e gjuhes dhe te ekzistences. Duke nderthurur egersine me butesine Ornela Vorpsi portretizon ate qenie te mrekullueshme dhe te brishte qe eshte njeriu i afte te shese veten per nje enderr deri edhe ne frymen e fundit.
Ornela Vorpsi Tirane 1968 ka studiuar ne Akademine e Arteve ne Tirane dhe me pas ne Akademine e Brera-s. Nga viti 1997 jeton ne Paris. shte shkrimtare fotografe piktore dhe video-artiste.
Ne Itali ka botuar Il paese dove non si muore mai Einaudi 2005 cmimi Grinzane Cavour per vepra te para cmimi Viareggio Kultura europiane cmimi Vigevano cmimi Rapallo per vepra te para cmimi Elio Vittorini per vepra te para Vetri rosa Nottetempo 2006 dhe La mano che non mordi Einaudi 2007 cmimi per letersine e udhetimit Albatros citt di Palestrina cmimi Citt di Tropea.
Konsiderohet mes 35 shkrimtareve me te mire evropiane ne antologjine Best European Fiction te kuruar nga Aleksandar Hemon Dalkey Achive Press 2010.
Per kritiken kryesisht ate italiane Ornela Vorpsi perfaqeson nje brez te rinj shkrimtaresh shqiptare qe shkruajne ne gjuhe te huaj e qe shohin vendin e tyre Shqiperine me sy kritik.
Romani i pare i saj Vendi qe nuk vdes kurre eshte shkruar ne gjuhen frenge ndersa Vorpsi refuzon ta botoje vepren e saj ne shqip refuzon sidomos te perktheje ne shqip Vendi ku nuk vdes kurre.
Sipas nje interviste te dhene per shtypin gjerman Vorpsi pranon se kjo eshte deshira e familjes se saj Libri eshte teper personal dhe familja i ka kerkuar qe ky liber te mos perkthehet kurre ne shqip.
m.s/n.e/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kulture/89-kulture/30415-autorja-ornela-vorpsi-prezanton-bevete-cacao-van-houten-ne-torinotitleAutorja Ornela Vorpsi prezanton Bevete Cacao Van Houten ne Torinotheme blue nickagjencianoa