E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi ngushellon familjaret e aktorit Llazi Serbo

Tirane 13 shtator NOA - Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi i ka shprehur ngushellimet e tij familjes se aktorit Llazi Serbo i cili u gjet i vetevrare sot ne mengjes.

Presidenti Topi ne mesazhin e tij te ngushellimit shprehet se Ne keto caste te dhimbshme e te renda deshiroj tju shpreh ngushellimet e mia me te ndjera per ndarjen e parakohshme nga jeta te njeriut tuaj te dashur aktorit te madh e te talentuar Llazi Serbo.

Presidenti ne njoftimin e publikuar ne faqen e presidences eshte shprehur se aktori i shquar i Teatrit te Korces dhe kinematografise shqiptare Llazi Serbo do te mbetet pergjithmone i skalitur ne kujtesen e teleshikuesve dhe artdashesve shqiptare me talentin e tij te paperseritshem aktorial si dhe me vecantine e botes se tij te brendshme artistike ne portretizimin e rreth njeqind roleve dhe vlerat e rralla njerezore qe rrezatonte.

Kreu i shtetit e ka permbylluar mesazhin e tij me keto fjale Me lejoni qe nepermjet ketij mesazhi tju gjendem prane shpirterisht per te ndare me ju keto momente te veshtira Ngushellimet me te sinqerta.

Aktori Llazi Serbo ne karrieren e tij kinematografike eshte mes emrash te njohur qe i kane dhene jete kinemase sone dhe teatrit te Korces si Aleko Prodani Violeta Manushi Vangjel Furxhi e mjaft te tjere te cilet kane dhene nje kontribut te pashlyeshem ne ecurine e Teatrit te Korces dhe u bene me pas figura te patjetersueshme edhe per ekranin e kinemase.

I ndjeri Llazi Serbo eshte vleresuar me cmimin Artist i Merituar si dhe ishte Qytetar Nderi i Korces.

Ne karrieren e tij si aktor ai mbetet i paharruar ne syte e shqiptareve per rolet ne filmat Nusja dhe shtetrrethimi Yjet e neteve te gjata Asgje nuk harrohet Kush vdes me kembe Tre njerez me guna Dasma e shtyre 1985 si dhe Shembja e idhujve.

mit/NOAtopsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kulture/89-kulture/30390-presidenti-topi-ngushellon-familjaret-e-aktorit-llazi-serbotitlePresidenti Topi ngushellon familjaret e aktorit Llazi Serbotheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›