E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autorja e “Bizantinët” në Tiranë

07/01/2009  Një leksion për “Bizantinët” dhe çështje të tjera historike sjellin në Tiranë prof. Averil Cameron. Autorja e “Bizantinët” do të jetë e pranishme sot në sallën “American Corner” në Bibliotekën Kombëtare për të mbajtur leksion për një sërë argumentesh dhe faktesh lidhur me historinë shqiptare, kufijtë e vendit tonë etj.

Cameron është profesore e antikitetit të lashtë dhe historisë së Bizantit në Universitetin e Oksfordit. Personalitet në fushën e historisë, pjesa më e madhe e studimeve të Averil Cameron është e lidhur me antikitetin.

Vepra e saj “Bizantinët” është botuar më 2006.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›