Festohet Dita e Ujit të Bekuar
07/01/2009 Rite fetare në të gjitha rrethet
Besimtarët ortodoksë kanë festuar dje Ditën e Ujit të Bekuar, festë e cila sipas besimtarëve shërben për të shëruar shpirtrat dhe trupin. Në të gjitha rrethet e vendit janë zhvilluar ritet tradicionale të kësaj feste, çka simbolizon hedhjen e kryqit në ujë (zhvillohet pranë shatërvanit të qytetit). Ceremonia ka nisur qysh në orët e para të mëngjesit, duke celebruar dhe meshën për nder të Ditës së Ujit të Bekuar. Qyteti i Beratit, qyteti i Ujit të Bekuar me traditën më të lashtë dhe të pandërprerë prej 2000 vjetësh, ka mbledhur dije paradite mbi 10 000 beratas mbi urën e Gorrcës dhe në gjatësinë 1.5 km në të dyja anët e lumit Osum për të parë nga afër hedhjen e kryqit. Janë 10 djem të ndarë në grupe që presin në ujërat e ftohta të lumit hedhjen e kryqit nga kryepeshkopi i Beratit dhe Vlorës, Kaninës imzot Ignatis. Ndoshta është e vetmja festë që mbledh dy fetë bashkë: atë myslimane dhe ortodokse, për të parë nga afër këtë ritual pagan. 44-vjeçari Nikolla Zeneli nga qyteti i Durrësit ka qenë besimtari ortodoks që ka kapur kryqin e hedhur në ujin e ftohtë të lumit nga hirësi Nikolla në ditën e shenjtë të bekimit të Jezu Krishtit.
Ndërkohë edhe këtë vit besimtarët ortodoksë në Elbasan kanë qenë të ndarë në ceremoninë e hedhjes së kryqit. Në dy objekte kishtare janë zhvilluar rite të ndryshme dhe janë hedhur dy kryqe.