Trafik klandesitësh në pingpong, në gjyq kreu i federatës
Me gjithë heqjen e barrierës së vizave, odisea e shqiptarëve për të kaluar klandestinë nuk mbaron. Tashmë është kontineti i Amerikës së Veriut që synohet. Ka qenë federata e pingpongut që është përfshirë në një aferë trafiku klandestinësh përmes skuadrës së pinpongut. Sekretari i kësaj federate, tashmë akuzohet nga prokuroria për mashtrim dhe është dërguar në gjykatë. Sipas kerkeses për gjykim të depozituar nga prokurorët e njësisë Task-Forcë, sekretari i Federatës Shqiptare të Pingpongut, Arben Sorra, në bashkëpunim me shtetasit Fotaq Kocin dhe Çlirim Skaj, në bazë të të dhënave të mbldhura nga përgjimet telefonike, po përpiqeshin të kalonin mënyrë klandestine shtetas shqiptare, për ti dërguar në Kanada, kundrejt një pagesë prej 5- 6 mijë Euro.
Në muajin gusht 2011 kishte një kampionat ndërkombëtar pingpongu në Kanda dhe të padehurit do të regjistronin në ekipin e pingpongut edhe shtetas shqiptarë që nuk kishin asnjë lidhje me skuadrën. Ata do të pajiseshin me dokumentet përkatëse dhe do të futeshin në listat e përfaqësueses. Sipas prokurorisë, klandestinët, fillimisht rregjistroheshin si sportistë në federate e më pas emrat e tyre se bashku me sportistet e vërtetë i kalonin konsullatës kandaeze në Romë. Hetimet nisën kur një grup personazh denoncuan, pasi ata paguan paratë dhe konsullata kanadeze u refuzoi vizat, edhe se kishin paguar shuma deri në 15 mijë Euro. Pas denoncimit prokurorët kanë vënë nën përgjim zyrtarët e federatës dhe kanë zbuluar pazaret që ata bënin me skuadrën përfaqësuese.
No related posts.